Gjirokastra ka hapur shërbimin ditor të urgjencës për rastet me Covid, ku ndodhej një 35-vjeçare nga Lazarati në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u nis drejt Tiranës. Burime bëjnë me dije se është një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet më të rënda të të prekurve, që më pas transportohen drejt Tiranës.
Në rast nevoje, ky ambient do të transformohet në një repart covid për të trajtuar të infektuarit. Nevoja për të hapur këtë shërbim urgjence lindi pas shtimit të rasteve në qarkun e Gjirokastër.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se aktualisht janë 330 raste aktive në Gjirokastër, ndërkohë që rezultuan pozitivë 7 persona.
(A.M/Faxweb.al)