Një ngjarje e rèndë ka ndodhur në Gjirokastër ku burime për Fax News bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një person i cili quhet Andrea Xhavarra 60-vjeç ndërsa ende nuk dihet me çfarë mjeti është vrárë. Burime bëjnë me dije se autor i ngjarjes është Jano Koleta ndërsa ka ndodhur pas një konflíkti në fshatin Labovë të Gjirokastrës.
Paraprakisht, gazetarja e Fax News, Ervina Shehu raporton se dyshohet të jenë përdorur nga autori mjete të forta ndërsa shkak është bërë një çështje pronësie.
Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca e cila ka marrë Xhavarrën për ta dërguar në spital por që ka ndërruar jetë gjatë rrugës ende pa arritur. Pòlicia është vënë në ndjèkje të autorit ndërsa ende nuk është bërë ndalimi i tij.(F.GJ/FAXWEB.AL)