Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka vendosur masa sigurie ndaj dy personave të përfshirë në një rast ndërtimi të paligjshëm, pavarësisht vendimit të pezullimit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Shtetasi R.S. është vënë në masën “Arrest në burg” si i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm për qëllime fitimi”.
Ndërkohë, ndaj shtetasit A.D. është caktuar masa “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për veprën penale “Ekspertim i rremë për qëllime fitimi”.
Sekuestrohet hoteli i ndërtuar pa leje. Objekti me sipërfaqe 247 m² në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër, ishte i përshtatur për qëllime akomodimi.
Hetimet paraprake tregojnë se ndërtuesi R.S. ka vijuar punimet pa leje ndërtimi, pavarësisht pezullimit zyrtar nga IMT, dhe ka ndikuar përgatitjen e një akt-ekspertimi të rremë nga eksperti A.D., duke i paraqitur punimet si ndërhyrje të brendshme dhe jo ndërtim i ri.
Hetimet janë në vijim dhe Prokuroria ka theksuar rëndësinë e ndjekjes penale të rasteve të tilla për mbrojtjen e rendit urban.
Njoftimi i Prokurorisë Gjirokastër:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM GJIROKASTËR
Ndërtoi pa leje pavarësisht vendimit të IMT, Prokuroria Gjirokastër jep masa sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin, sekuestrohet hoteli
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.
Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurinenr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit tëMbrojtjes sëTerritorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Ska ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë,u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë.