Mëngjesin e sotëm shoferët e linjave interurbane në Gjirokastër kanë hyrë në protestë, ku kanë kërkuar heqjen e 90 linjave të transportit abusive.
Sipas tyre, në qoftë se një gjë e tillë nuk do të ndodhi, ata janë shprehur se do të bllokojnë punën. Shoferët e linjave urbane shprehen se konkurenca e pandershme që ekziston është një padrejtësi që po u bëhet atyre. Ndërkohë gjatë protestës 4 protestues janën shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.
Shoferët akuzojnë Ministrin e Transporteve për korrupsion duke u shprehur se rreth 90 linja janë dhënë përmes rryshfetit, ndërkohë që sipas tyre rreth 326 linja janë miratuar kundra ligjit në parlament.
Ndër të tjera ata thonë se: “Ekziston një konkurrencë të pa- ndershme dhe kjo është e padrejtë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh do të përshkallëzojmë protestat në të gjithë vendin. Këtë problem e kanë shumë linja në qytete të ndryshme. Jepen linja interurbane pa kriter. Duam dialog me qeverinë, me personat përgjegjës. Nëse nuk gjendet zgjidhje nesër nuk do punojmë.
Rreth 90 linja janë dhënë me lekë nga Ministria Transporteve. Ndërsa Parlamenti ka miratuar 326 linja kundra ligjit, ka shkelje. Linja Dropull- Gjirokastër është dhënë një shoqërie në Vorë, në këtë mënyrë këtu kanë ngelur 20 familje pa bukë. Ka një mbivendosje të linjave, në këtë mënyrë ne po falimentojmë.”