Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masën e arrestit me burg për drejtuesin e prokurorisë Kukës Edmond Karriqi, i arrestuar dy ditë më parë në Kavajë për korrupsion. Referuar dosjes hetimore Karriqi i ka marrë shumën prej 2 mije eurove një personi te vënë nën akuzë për trafik droge.
Nga hetimet mësohet se personi i vënë bën hetim ka qenë një i ri i kapur me një sasi të vogel kanabisi e për të caktuar një masë më të lehtë sigure prokurori ka kërkuar 2 mijë euro. Korrupsioni është kryer nga shoferi i tij Isuf Gega i cili ka qene personi që i ka marrë paratë familjarëve të të riut.
Nga hetimet ka rezultuar Edmond Karriqi, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetësimin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro.
Edhe për të SPAK do kërkojë burg. Prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në Kavajë, aty ku edhe u arrestua. Gjithashtu nga përgjimet e ktyera nga SPAK dalin familjarët e te riut ku komunikojnë mes tyre se pagesa u krye dhe tashmë ”çdo gjë është në rregull”.
Për këtë çështje janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, për të cilët SPAK ka publikuar vetëm inicialet e tyre.
(E.K/Faxweb.al)