Aurela Gaçe është një nga artistet që shpesh ka bërë revolucion si në muzikë ashtu edhe në stil. Këngëtarja është komentuar gjithnjë për ndryshimet drastike në pamjen e saj, pasi për Aurlenë ndryshimet nuk kanë filluar së fundi, por shumë vite më parë.
Këngëtarja është ndër të paktat artiste që edhe pse shpesh kritkohej gjithnjë ia dilte mbanë të ecte përpara dhe të bënte atë që dëshironte. Ashtu siç tregon ajo në statusin e fundit të publikuar në Instastory, pesha e gjykimit nuk e bëri atë të dorëzohej, por të rritej gjithnjë e më shumë.
Krahas shkrimit Aurela ka publikuar një foto të vitit 1998, i cili duket se ka qenë periudha më e vështirë për të edhe nga ana psikologjike.
“Gjithë rruga, nga shtëpia për në Akademi çuçuriste, “ja kjo e çmendura”. Në fakt po ta mendosh thellë thellë jam pakëz. Periudhë jo shumë e lehtë për mua nga ana psikologjike. Sa më shumë ndjeja peshën e gjykimit aq më shumë bëja atë që doja. Kujt po i prishja punë xhanëm?
LEXO EDHE: Përse njerëzit “bëhen copë” për të shkrepur foton perfekte në Instagram
Gjykuesve jo e jo. Paçka se më bëri pak agresive ajo kohë, duke dashur të thyej rregullat e moralistëve e duke u gjendur përballë një vale të çuditshme epitetesh përsëri i falenderoj se më bënë më të fortë.
Fundja fundit, ata kurrë s’do ta kuptojnë Lirinë e Shpirtit.E them këtë sepse edhe sot vazhdon e njëjta mendësi”, shkruan ajo në Instastory.