Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së re, këngëtarja Genta Ismajli ka përjetuar një humbje të rëndë në familje. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka shpërndarë në instagram një foto me gjyshin e saj të ndjerë.
“Unë gjithmonë do ta ndjej mungesën tënde dhe do të të dua. Të prehesh në paqe gjyshi im i dashur.”, shkruan Genta krahas fotos bardhë e zi, si për të dëshmuar dhimbjen e madhe në këtë rast zie. (D.D/Shuplaka)