06:37 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Gjithnjë e më pak numra”, Endri Tafani: Përqëndrimi tek çështja e Berishës po largon njerëzit

13:58 | 07/02/2024
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjithnjë e më pak numra”, Endri Tafani: Përqëndrimi tek çështja e Berishës po largon njerëzit

I ftuar ditën e sotme në Fax News ishte analisti Endri Tafani. Për gazetarin Albi Rakip ai komentoi situatën e fundit politike në vend, mes aksionit opozitar për bllokimin e seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare.

Tafani thotë se gjithnjë e më shumë njerëzit po largohen nga aksioni i Rithemelimit, pasi përqëndrimi është shumë i madhe tek çështja e Berishës, ndërkohë që hallet e njerëzve janë të tjera.

Tafani shton se opozita nga ana tjetër, nuk ka figura që të mobilizojë njerëzit përveç Berishës. Edhe ish-kryeministri tashmë nuk po mundet të mbledh njerëz.

“Në këtë periudhë të përqëndrohesh shumë tek çështja e Berishës dhe të merresh jo shkelja e kësaj, jo shkelja e asaj. Është fjalor që nuk prek ndonjë temë tek shqiptarët. Për shqipëtarët, si të thuash Berishën po e dënojnë me të drejtë apo pa të drejtë nuk është se ndryshon diçka, duke u përqëndruar këtu po shkëputet nga populli vihet re edhe tek mangësia që ka në numra, tek personat që shkojnë ditë pas dite atje tek rrugica. Kjo mangësi në numra vjen edhe për shkak se nuk kanë element tek PD përveç Berishës që të mobilizojë njerëz. Ata njerëz… Berisha në fillim kur bëri foltoren mbushi stadiumin dhe më pas në protesta. Por kur u fut brenda nuk ka asnjë person tjetër të mobilizojë njerëz. Ky është një problem shumë i madh që ka opozita sepse nuk ka njerëz që të mobilizojë njerëz”, thotë Tafani.

I pyetur nga Albi Rakip, nëse munden emrat e vjetër në PD të mbledhin dhe të mobilizojnë njerëz, Tafani shprehet se nuk munden, pasi janë figura të konsumuara së bashku me Berishën.

Po këta emra të vjetër a mund ta bëjnë?

“Nuk e kanë. Pse nuk e kanë? E para figurat në vetë PD, Berisha në fillimet ka qenë shumë i ashpër me kundërshtarët brenda partisë, kujtojmë grupin e Gramoz Pashkos me Teodor Kekon dhe në PD janë larguar individë që mund të kenë pasur ambicie të drejtojnë partinë një ditë. E dyta që fakti janë persona që kanë 30 vjet në politikë, konsumi politik është i njëjtë si për Berishën si për ata”, shtoi ai. 

Pas

Denoncoi se mori letër kërcënuese në zyrë/ Prokuroria dënon gjyqtaren për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh

Para

Intervista e Arben Ahmetaj/ Endri Tafani: Alibi për të fituar azil politik, Rama i frikësuar nga SPAK

Para
Intervista e Arben Ahmetaj/ Endri Tafani: Alibi për të fituar azil politik, Rama i frikësuar nga SPAK

Intervista e Arben Ahmetaj/ Endri Tafani: Alibi për të fituar azil politik, Rama i frikësuar nga SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.