03:31 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Gjithologët tipa acarues, sillen sikur dinë gjithçka, i shohim edhe në media, nën petkun e analistit

13:29 | 27/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjithologët tipa acarues, sillen sikur dinë gjithçka, i shohim edhe në media, nën petkun e analistit

Nga Jeta Toçila

Ndoshta ju ka rastisur, ndërkohë që jeni duke gjerbur kafenë hurba-hurba për qejfin tuaj duke biseduar shpenguar për çështje prej të cilave nuk varet fati i kombit, njëri prej bashkëbiseduesve merr flamurin e bën të diturin për gjithçka.

Ja për shembull, ju flisni për problemet shëndetësore se kohët e fundit keni qenë tek një urolog i njohur dhe jeni ndjerë më mirë me mjekimet e tij. Ngrihet ky gjithologu: “Ça mjeku është ai mor burrë, mjekët vetëm të marrin lekë. Dëgjo vëllain, pi këto ilaçet që kam pirë unë dhe do jesh qiqër” dhe ia hedh poshtë mjekut të gjitha arritjet e të jep ty recetën e tij.

Pastaj flisni për depresionin. Një miku juaj është mbyllur fare në shtëpi dhe një ditë kishte tentuar të vriste veten. Por gjithologu që mendon se është psikolog, këshillon shëtitje në natyrë, një çaj kamomili në mbrëmje me Mozartin në sfond dhe hop: bye-bye depresion.

Hej, harruat të flisni për politikë? Jeni shqiptarë apo çfarë?! Sigurisht që po. Si mund t’i shpëtonte gjithologut të tregojë me kompetencë se kush do jenë ministrat e ardhshëm të qeverisë, e madje të të tregojë se çfarë bluan në mendje kryeministri. Apo të flasë gjithë ditën për furnizimin e Tiranës me ujë të pijshëm 24 orë me kosto të ulët. Apo ti futet historisë me këmbë e të pasojë provokime të gjata. Kështu pra, gjithologë si ky tipi, ka plot në vendin tonë.

Ata i shohim në media çdo ditë, nën petkun e analistit apo opinionistit apo komentatorit, quajeni si të doni. Ata mund të jenë edhe në katedra universitetesh apo edhe auditore, në zyra shërbimesh publike apo kompani private. Pse jo, ata mund të jenë edhe në listat e të papunëve …

Këta Gjithologët e kudondodhur është e sigurtë që janë tipa acarues, pasi sillen sikur dinë gjithçka, janë ekspertë të çdo fushe- madje edhe nëse faktet provojnë të kundërtën. Ata shfaqen si superiorë duke dominuar bashkëbisedimet, duke ofruar këshilla pa ia kërkuar njeri, duke debatuar me çdokënd për hir të debatit që nuk përfundon kurrë, sfidojnë autoritetet me gjasme kompetencë eksperti.

Sillen me arrogancë, por kjo nuk do të thotë që kanë vetë-besim, përkundrazi mund të jenë në luftë me vetë-vlerësimin e tyre të ulët, ankthin e fshehur dhe përmes mburrjes përpiqen ti provojnë të tjerëve se janë më të zgjuar seç janë.

Gjithologët mund të jenë impulsivë, marrin flakë në debat, përdorin gjeste pompoze dhe nuk dëgjojnë atë që të tjerët thonë. Janë shumë të zënë me dijet e veta dhe nuk lexojnë mesazhet ose sinjalet sociale përreth.

Me syrin e një psikologeje, këto karakteristika mund të duken si simptoma të ndonjë çrregullimi. Por nuk do doja të isha kaq tekniciene në një shkrim fund-korriku. Ndoshta ka ndonjë gjitholog ndër lexues që mund ta dijë diagnozën.

Etiketa: Jeta Toçila
Pas

U largua nga vendngjarja pasi aksidentoi 14-vjeçarin, kapet drejtuesi i mjetit

Para

Dalin pamjet filmike të rrëmbimit të Gazmend Çollakut në Durrës

Para
Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, dëshmon e fejuara e viktimës Gazmend Çollaku, çfarë ndodhi para se ta vrisnin

Dalin pamjet filmike të rrëmbimit të Gazmend Çollakut në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.