22:06 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

GJKKO kërkoi ashpërsim të akuzave për Ilir Beqajn, Berisha: Është meritë e një opozite që s’do të ndalojë kurrë

12:39 | 23/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha përfshin në listën e premtimeve elektorale edhe rihapjen e TikTok-ut: Rama s’është konsultuar me askënd!

GJKKO kërkoi sot ashpërsim të akuzave për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili akuzohet për aferën e Sterilizimit. Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet në konferencën e gazetarëve sot lidhur me vendimin e GJKKO që ashpërsoi akuzat ndaj Beqajt.

Togat e zeza kërkuan sot rikualifikim të akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre. GJKKO ka kërkuar që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Lidhur me vendimin, Berisha tha se kjo është meritë e opozitës dhe e qytetarëve që kanë protestuar dhe mbështetur opozitën në aksionin opozitar.

“Kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale”, tha kreu i PD.

Berisha: Nderim të madh qytetarëve protestues që po bëjnë në mënyrën më të shkëlqyer prokurorin publik, që po vejnë me shpatulla për muri, gangsterë dhe anëtarë të organizatës kriminale të Skapit të partisë. Kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj.

Të jesh i sigurtë se po të mos qe kjo opozitë, po të mos qenë qytetarët me protestën e tyre, Erion Veliaj do të hynte jo nga dera e halesë në selinë e PS-së, por do të hynte ballore dhe me 30 roje i shoqëruar. Edhe Beqja i partisë do të tallej me publikun.
Por kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale.

Pa më thoni pak, çfarë ka dalë e re o miq! Që ditën e parë kur kanë marrë dosjen e sterilizimit është vërtetuar se Ilir Beqaj ka 7 firma në proces dhe se është njëshi i atij procesi. Por që nuk mund të vihej në epiqendër, sepse prap tij qëndronte Edi Rama që vraponte si injorant nga studio në studio dhe thoshte, ja me se operojnë, tregonte gjysëm gërshërë dhe gjysëm pince, duke harruar se me to nuk mund të operohet kurrë.

Këto dhe ato që ndodhin me Erion Veliajn, janë merita të një opozite që nuk rreshti kurrë dhe nuk do të rreshtë kurrë, gjersa ata të shkojnë bashkë me Edi Ramën në qeli.

Nuk i mbyll dot kush dy vjedhjet e mëdha të shekullit. Vjedhjen e parë, të inceneratorit. Vjedhjen e dytë, sterilizimin. Nuk ka forcë në botë që mund ti mbyllë ato. Kurrë. Ata janë të pambyllshme. E di ç’bëjnë ata. Rrinë e falsifikojnë dosje. Do ti sjell këtu dhe çdo gjë në kohën e vet, kohën e duhur.

Si mund të gjykohet Ilir Beqaj për 130 mijë euro që kishte porositur bashkë me ministren e Turizmit të njëjtën darkë dhe në të njëjtin lokal. Se kanë qenë miqtë e ministres së Kulturës, ku ka shtruar ajo darkën, por Beqaj ka vrapuar të marrë paratë te donatorët për të paguar darkën. Për ti vjedhur 130 mijë.

Dhe këtu që ishin 100 milionë të shqiptarëve, këtu nuk prekej. Gjykatësi e ka bërë këtë, gjykatësi është në përputhje me ligjin, natyrisht i vonuar, pasi dosja ka 1 vit e gjysëm aty. Ka një meritë të veçantë komisioni i fundit parlamentar që e riktheu bëri një replay të të gjithë çështjes së sterilizimit, emisionet televizive.

Pra beteja e opozitës për transparencë po gozhdon edhe anëtarët e organizatës kriminale Skap dhe po i detyron që të kuptojnë se do të gjykohen, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për këto krime që kryejnë me dosjet e tyre. Do të gjykohen shumë rëndë.

Pas

Berisha përfshin në listën e premtimeve elektorale edhe rihapjen e TikTok-ut: Rama s’është konsultuar me askënd!

Para

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Para
Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

Projektligji i Trump, CBO: Do rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë

Tri motrat gjenden pa jetë autor dyshohet babai/ Zbulohet shkaku i vdekjes, gjurmë gjaku gjenden në makinën e 32-vjeçarit

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.