GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.
Ky i fundit nuk do të mbetet në arrest shtëpiak, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes.
Fillimisht seanca e nisur në orën 09.30 të paradites u ndërpre pas rreth 1 ore, ndërsa u shoqërua me debate mes Metës me prokurorëve të SPAK. I pranishëm në seancë ishte edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se Meta i është drejtuar me tone të forta Dumanit dhe dy prokurorëve që kanë hartuar dosjen e tij, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës kërkuan më tepër kohë që të njiheshin me aktet.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërsa Ema Çoku akuzohet nga SPAK për pastrim parash.
Rreth 2 orë pas rinisjes së seancës, kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë nga salla e gjyqit.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje
dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me
karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave
nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e
parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e
caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të
zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në
bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin
ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të
K.Penal.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën
hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe
në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të
zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për
deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
3. Personi nën hetim Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.
4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën
hetim Piro Xhixho me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e
sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar
nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
5. Personi nën hetim Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit
nën hetim Ema Çoku, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287/2 i
K.Penal.
7. Personi nën hetim Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore,
të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën
e parë të çdo muaji në orën 13:00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
si dhe shërbimet e policisë gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 23.10.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar