23:15 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjoba, emri i i kësaj qeverie”- Gjekmarkaj- mazhorancës: Jeni faqja e zezë, do ju heqim qafe me votën e 11 Majit

13:35 | 19/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjoba, emri i i kësaj qeverie”- Gjekmarkaj- mazhorancës: Jeni faqja e zezë, do ju heqim qafe me votën e 11 Majit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se emri i dytë i qeverisë është “gjoba”. Gjekmarkaj akuzoi qeverinë duke thënë se gjobit përditë dhe se janë faqja e zezë.

Gjithashtu u shpreh se më 11 maj PD do i mundë, ndërsa u propozoi të kërkonin azil.

“Nuk ju meritojmë dhe ju kuptojmë do ju heqim qafe me votën e 11 Majit ! Filloni e kërkoni azil ! Me kaq sa u tha ketu Robert Musil do ju quante njerez pa cilësi. Sali Berisha  u kthye e dini vetë ju tani”, tha ai.

Gjekmarkaj: Profesionet e lira janë në rënie të lire! Mijëra prej tyre janë larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 12 vite të qeverisjes tuaj. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte qeveria juaj duke shkelur premtimin e përsëritur 3 herë zero tatim për bizneset e vogla me të ardhura deri në 14 milionë lekë! Në fillim të këtij viti iu dërgoi një faturë të kriptur tatimi me 15-23% mbi të ardhura që akoma nuk i kishin fituar sepse e kishit përllogaritur mbi të ardhurat e vitit 2023. Në fakt tatimi mbi te ardhurat e tyre ne mase 15-23% është nje grabitje! Të vetmen beteje per ta e ka bërë Partia Demokratike në Gjykaten kushtetuese! Një beteje e fituar kjo qe ju duhet ta njihni dhe respketoni megjithese me vendimet e gjykates kushtetuese nuk keni marrdhenje te mire! Taksat tuaja jane gjoba!

Gjoba është emri i dytë i kesaj qeverie!

Fati i keq i Shqipërisë ju solli të na gjobisni çdo ditë! Politika juaj është një gjobë mbi kohën!

Sjellja juaj eshte një gjobë mbi njerzit ! Dora juaj e zgjatur është gjobë per xhepin!

Fjala juaj është gjobë mbi durimin dhe dinjitetin!

Justifikimet tuaja janë gjobë mbi inteligjencen!

Korrupsioni juaj është gjobë mbi qytetet dhe fshatrat, mbi natyren, detin, bregdetin, lumejte dhe pyjet të cilat perdoren si të jenë bahçja e Edi Rames dhe jo pasuri publike!

Inceneratoret, sterilizimet , çek-api, janë një gjobë mbi pensionet të cilat janë fytyra e mjerimit , pikerisht ajo kafshata  që nuk të mbet në fyt sepse nuk arrin kurrë deri  aty!

Gjobë është genjeshtra e 12 viteve per rritjen e tyre që nuk ndodhi asnjëherë!

Gjobë është neperkëmbja që u bëni atyre me  bonusin me 16 milion euro kur aq i vë menjanë  një pushtetar me tahma të vogel! Mendoni keta që keni me tahma të madhe.

Gjobë është gjuha e drunjtë e arritjeve që nuk arrijnë kurrë!

Gjobë është kurajo e juaj në shkretimin e ketij vëndi!

Gjobë është vullneti juaj kamikaz për të mbrojtur babëzinë !

Gjobë janë qindra premtime të pambajtura !

Gjobë është vjellja, neperkembja, tarafi, banaliteti!

Gjobë janë ligjet ad personam që sillni e miratoni në këtë sallë për hienat e parasë publikë me të cilet ndani tryezat dhe buxhetin!

Gjobë është politika juaj arsimore që na ka nxjerrë jashtë çdo klasifikimi sikur të ishim klandestin pa permesso di soggiorno!

Diskutimet dhe retorika juaj janë një gjobë ndaj gjuhes shqipe! Zanoret dhe bashtinglloret, kryefjalet, kallezuesit, kundrinoret , foljet e ndajfoljet në gojen tuaj duken si Ago Ymeri që vajton në burgjet e se zezes Spanjë! Ju jeni armiqtë e saj!

Po i vrisni shpirtin asaj dhe këtë e bëni falas!

Zelli juaj është gjobë mbi shpresën se mund të ndryshoni një ditë!

Vizionet tuaja mbi ekonominë dhe zhvillimin janë gjobë për të dyja! Ato janë të një anshme banditeske e delitanteske !

Në çdo fillim fushate flitet per Rrugen Milot Balldre por vetem flitet kjo si gjobë e dyfishtë që i vini vetes perballë qytetarve e qytetarve perballe halleve të tyre!

Ju që 10 milion turistet i shnderruat në 10 milion pasagjer duke realizuar metamorfozen më të madhe konceptuale i keni vënë gjobë Shengjinit duke e lënë pa turist e faturuar ujin që merr me bote e që nuk e ka, i keni vënë gjobë e erresires se kurbinit, mirdites Zadrimes , Zejmenit , shenkollit per dritat që i mungojnë gjithë dimrit!

Gjobë mbi cilësinë e jetes dhe parametrat e saj janë patronazhistet , kjo armatë fuksash që vertiten si rriqna të ndyta skutë me skutë për të shantazhuar, manipuluar e shkatërruar zgjedhjet e lira të ndershme!

Tani nuk mbajnë më kasketen leninka po mjeker si lideri shënjë moderniteti e bashkohësie! Ju që midernitetit dhe bashkohësisë i kujtoni vetem Sadomen e Gomorren.

Gjobë është presioni dhe formulari që i shperndani  administrates  që t’ju sjellë secili pese vota nga emigracioni për të mbajtur vendin e punes !

Gjobë mbi deputetet dhe politikanet e PS socialiste është kjo  qeveri anonimesh , njerez që skane emer, skane fytyre, matrioshka që shkojnë e vijnë dukë lënë vetem një gjurmë atë të gjobave mbi vleren e tenderave!

Arroganca është natyra, habitati, gjuha e kesaj qeverie!

Arrogant i madhi, arrogant të vegjlit, arrogant ai me emer arrogantë këta të paemerit ! Jeni bij e niper  të violences revolucionare , të luftes së klasave tani jeni revolucionat  të violences  verbale dhe të klasave bosh pa luftë per dijen!

Ju flisni me arrogancë, ecni me arrogancë, ju keni arritur në një faze mendore ku besoni se jeni më të bukurit, më të miret, më të dliret e krejtve! Bashkë me ju edhe Aleks Sorosi për të cilin na ka keputur malli se ka disa kohë që ska ardhur e nuk e keni nxjerrë në resme ! Kenaqen i madh e i vogel kur e shohin!

E ndieni veten kodifikues të së bukures, bletë që mblidhni nektarin e shijes, klerikë të fjales së fundit, ju na qenkeni  zoti në qiell që beki faljen në toke! Ju qenkeni rruga e verteta dhe zgjidhja e vetme! Ju thjesht jeni faqja e zezë !

Ju vetem merrni, shtryllni e rripni! Çdo falje e juaj është një hile e mashtrim i ri ! Ju flini vetem me vringellimen e metalikut mbi dysheme , ska muzike tjeter qe e shkrin siberine në shpirtin tuaj makut!

Ju besoni që ne nuk ju meritojmë, ju keqkuptojme si shoqeri !

Nuk ju meritojme dhe ju kuptojme do ju heqim qafe me voten e 11 Majit ! Filloni e kerkoni azil ! Me kaq sa u tha ketu Robert Musil do ju quante njerez  njerez pa cilesi  Sali Berisha  u kthye e dini vetë ju tani !

Ju jeni gjobë mbi Shqiperine!

Pas

Prezantohej si mbesa e Ramës/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA në Gjykatën e Tiranës për të ndjekur gjyqin ndaj Ermes Hoxhollit

Para

Ministri Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së bashku dhe në të ardhmen

Para
Ministri Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së bashku dhe në të ardhmen

Ministri Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së bashku dhe në të ardhmen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.