Në Durrës 56 subjekte janë penalizuar me masa administrative, nga rreth 3 mije kontrolle të vazhdueshme të kryera në total përgjatë diteve të fundit nga task-forca e ngritur për të monitoruar masat anti COVID-19.
Subjektet e penalizuara janë gjetur në shkelje nga inspektoret e ISHSH Durres, pjesë e taskforcës në bashkëpunim me AKU-në dhe Drejtorinë Tatimore, kryesisht në respektimin e protokolleve të vendosura nga ministria e Shëndetësisë për shmangien e përhapjes se virusit.
Objekt i kontrolleve kanë qenë të gjithë njësitë e shërbimit nga baret, restorantet, njësitë tregtare, supermarket.
Përkatësisht janë gjobitur me nga një milionë lekë pesë subjkte, 1 parukeri, 2 bar kafe, një hotel si dhe një pjekëse pulash.
Ndërsa kontrollet sipas taks forcës do të jenë të vazhdueshme dhe kane për qellim angazhimin, plotësimin dhe respektimit e protokolleve anti-Covid.