Dy të rinj janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës nën akuzën e “kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Janë arrestuar shtetasit: Altin Valisi 21 vjeç dhe Durim Dervishi 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ata akuzohen se kanë kërcënuar me mesazhe telefonike shtetasin me iniciale P. Z 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar si gjobë shumën prej 10.000 eurosh.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Finalizohet operacioni “Last Night” i vunë gjobë një shtetasi, në pranga dy shtetas.
Më datë 15.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Last Night”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar shtetasit:
- Altin Valisi, 21 vjeç, banues në Tiranë
- Durim Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë
Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 1 armë automatike, tip AK-47 – 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme – 5 Karta SIM.
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)