15:12 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjobë 33 milionë lekë biznesit për hakmarrje, nisin hetimet për Drejtoreshën e Tatimeve Durrës, e pësojnë dhe punonjëset e gjendjes civile që bënin martesa fiktive

11:45 | 08/02/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ulsi Manja: Kemi kërkuar shkrirjen e të gjithë Agjensisë së Kadastrës në Durrës, tentuan të prishnin provat

Në denoncimet e tij pothuajse të përjavshme, në emër të agjensisë antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot denoncimet e radhës në prokurori.

Manja deklaroi sot se 4 punonjëse të gjendjes civile në Tiranë janë kallëzuar për 2 raste të ndryshme për falsifikim dokumentesh, duke bërë martesë fiktive.

Ministri tha po ashtu se është kallëzuar Drejtoresha e Tatimeve Durrës pasi u hakmor ndaj një biznesi që ishte ankuar dhe e gjobiti biznesin me 33 mln lekë. Gjithashtu është kallëzuar në prokurori Drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturave, përgjegjësi dhe specialisti deklaruar se ekzistonte një godinë brenda një parku kombëtar, ndërkohë që godinë nuk kishte.

Ulsi Manja:

Ashtu si ju premtova, çdo dy javë, të martave, do të jem përpara jush për të komunikuar mbi disa nga punët e drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Rastet e sotme do t’I nis me zyrtarë të gjendjes civile këtu në Tiranë.

Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në proçesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë.

Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumentave biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumnetash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.

Rasti I dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumnetave nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentat angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së rryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori.

Rasti i tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një godinë gjigande, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si egzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar Drejtori rajonal I zonave të mbrojtura, përgjegjesi I sektorit dhe specialsti në raportin e tyre për vitin 2021:

Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialistët tanë, hetim I cili ka konkluduar me kallzim në prokurori për këta persona për shpërdorim detyre si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinore për masën shkarkim nga detyra.

Rasti i fundit që kam menduar të ndaj me ju sot i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Kemi rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën Rajonale të Tatimeve Durrës D.T, Përgjegjësin e Sektorit D.XH dhe inspektorin B.L. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Pasi specialistët tanë kanë nisur verifikimet, nga tre të lartpërmendurit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, I kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim I pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’I shërbyer qytetarëve.

Në përfundim dua të theksoj, se puna e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion, megjithëse në pak kohë, ka dhënë rezultate të mira. Janë me dhjetëra e dhjetëra dosje e denoncime që po përpunohen nga specialistët tanë, e për të cilat ju do të viheni në dijeani herë pas here, ndërkohë që mendoj se një herë në muaj, të organizojmë së bashku me gazetarët një tryezë me përmbledhjen e punës së Drejtorisë Antikorrupsion.

Pas

Përfundon procesi i votimit, zgjidhet kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër

Para

A do të mbyllen Facebook-u dhe Instagrami në Evropë? Kompania Meta merr vendimin

Para
Rreziku është real/ Një “makth” për shumë persona, ja përse Instagram dhe Facebook mund të ndalohen në Europë

A do të mbyllen Facebook-u dhe Instagrami në Evropë? Kompania Meta merr vendimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

Ushtarët kroatë të KFOR-it realizojnë patrullime për sigurinë e Kosovës

400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj zyrtarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.