21:19 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjobë 50-100 mijë lekë kush refuzon Censusin, qeveria miraton projektligjin e ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

19:22 | 06/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjobë 50-100 mijë lekë kush refuzon Censusin, qeveria miraton projektligjin e ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, i njohur ndryshe si Censusi. Në projektligj parashikohen gjoba për të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të përgjigjen ose do të japin përgjigje të pasakta për pyetjet e Censusit. Gjobat për qytetarët do të variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, masa të tilla ndëshkimore do të ketë edhe për punonjësit që nuk do të respektojnë rregullat e konfidencialtetit.

Në pyetësorin e Censusit është lënë e hapr mundësia që të përfshihen edhe pyetje për grupin etnik, fenë dhe gjuhët, por përgjigja do të jetë e lirë në dorë të qytetarëve. Për regjistrimin e ri të popullsisë dhe banesave do të ngrihet Komisioni Qendror i Censusit, i cili do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i INSTAT. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe 13 Ministritë e kabinetit qeveritar. Instituti i Statistikave ka planifikuar të kryejë censusin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020.

Në këtë census, qytetarët do të pyeten për gjininë, moshën, statusin martesor ligjor dhe de facto, vendodhjen e banesës dhe të punës, profesionin dhe nivelin arsimor. Në censusin e fundit të vitit 2011 popullsia e Shqipërisë rezultoi rreth 2 milionë e 832 mijë banorë, 7 % më pak krahasuar me vitin 2001.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Gjobë 50-100 mijë lekë kush refuzon Censusinqeveria miraton projektligjin
Pas

“Kjo që do të them e di që nuk është humane”, Andi Bejtja sulmon keq Ramën

Para

FSHF ndëshkon Partizanin dhe i ‘bën nder’ Kukësit

Para
Superliga/ Policia ndalon tifozët e Partizanit të futen në stadium

FSHF ndëshkon Partizanin dhe i 'bën nder' Kukësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.