00:25 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjobëvënia dhe lufta për kapjen e tregut të ilaçeve, pistat ku po heton policia për tritolin ndaj drejtoreshës në Shkodër (Mesazhi që i shpëtoi jetën)

15:27 | 03/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon atentati/ Dalin detaje të reja nga pakoja me tritol në Shkodër, kush ishte shënjestra që mbante postin publik (EMRI)

Lufta për të kapur tregun e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve farmaceutike në zonën veriore të Shqipërisë, si dhe një gjobëvënie e mundshme ndaj biznesmenit Agim Kuka, janë dy pistat kryesore ku policia e Shkodrës, është përqendruar në hetimin e ngjarjes së vendosjes të tritolit tek makina e Suida Kukës.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ka vetëm 1 muaj e gjysëm që ishte emëruar në këtë institucion, duke pasur akses në kontrollin e tregut, të ilaçeve në farmacitë që operojnë në zonën veriore të Shqipërisë.

Tregu i medikamenteve është më fitimprurësi dhe pa dyshim, lufta për të kapur këtë treg është e madhe.

Aq më tepër kjo luftë shtohet dhe bëhet më e egër, për disa medikamente që rimbursohet financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit  ndiqet nga drejtoria që përfaqëson, Suida Kuka.

Sipas burimeve të policisë Shkodër, pista e detyrës është parësore dhe kjo përforcohet akoma dhe më tepër nga përmbajtja e një SMS-je, që ka mbërritur ditën e ngjarjes, në telefonin e drejtoreshës dërguar nga një person anonim.

“Ora News” mëson përmbajtjen e tekstit të sms, ku personi me një numër të huaj i shkruan drejtoreshës, vetëm pak minuta pasi ishte vendosur lënda shpërthyese poshtë makinës së saj.

“…largohu dhe mos qëndro asnjë sekondë në atë zyrë, duhet të na qëndrosh larg… të ikësh edhe prej Shkodrës…” – thuhet në dokumentet e policisë.

Pas këtij mesazhi Suida Kuka, ka njoftuar bashkëshortin dhe babain e saj, biznesmenin Agim Kuka.

Më tej drejtoresha ka njoftuar dhe policinë e Shkodrës, duke bërë që në vendngjarje të shkojnë forca të shumta.

Megjithëse autorët janë përpjekur qartësisht që përmes këtij mesazhi të lidhin ngjarjen me detyrën e drejtoreshës, në fakt policia e Shkodrës po kryer veprime hetimore edhe në pistën e gjobëvënien.

Babai i Suida Kukës, Agim Kuka, është një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër. Ai zotëron kompaninë e elektroshtëpiake “Arjoni” dhe është një nga bizneset që shet pajisje elektronike dhe elektrike të firmave të njohura.

Dyshimet për një gjobëvënie të mundshme ndaj babait të Sueidës, ka bërë që policia dhe prokuroria e Shkodrës të verifikojë këtë pistë me shpresën e zbulimin e provave që do çonte në zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Etiketa: ShkoderSuida Kuka
Pas

‘Mund të jetë edhe ajo…’, aludoi se mund të ishte në lidhje me një vajzë, reagon Cubi

Para

Po festonte ditëlindjen e 40-të, artistit i shembet kapaku i pusetës, vdes tragjikisht

Para
Po festonte ditëlindjen e 40-të, artistit i shembet kapaku i pusetës, vdes tragjikisht

Po festonte ditëlindjen e 40-të, artistit i shembet kapaku i pusetës, vdes tragjikisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.