Gjobitet emisioni ‘’Me Zemër të hapur’’ pas transmetimit të pamjeve të nënës në momente intime me të dashurin, mëson ”Shuplaka”.
Shifra e gjobës mësohet të jetë 2 milionë lekë të vjetra, edhe pse ligji për të tilla raste e parashikon maksimumin deri në katër milionë.
Sipas AMA-s, ky transmetim bie ndesh me legjislacionin për mediat audiovizive.
”Duke vlerësuar se, publikimi i videos në fjalë, në asnjë rast, nuk përbën interes publik, dhe se bie ndesh me kërkesat e Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të Kodit të Transmetimit, duke cenuar rëndë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, gjithashtu, të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit, të sanksionuara këto edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Këshilli i Ankesave, në AMA e sanksionon emisionin “Me zemër të hapur” me gjobë. AMA i terheq vemendjen gjithë operatorëve të tjerë audio dhe audioviziv të jenë shumë të kujdeshshëm në zbatimin e Ligjit për Median dhe Kodit të Transmetimit”, thuhet në njoftimin e AMA-s.
Kujtojmë se edhe pse videoja është e mjegullt dhe gruaja nuk shfaqet shumë qartë, emisioni nuk ka ndalur me aq por ka publikuar me emër dhe me mbiemër identitetin e gruas protagoniste në të.
”Transmetimi i një përmbajtjeje të tillë nuk respekton kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive, veçanërisht dispozitat e nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b (për të drejtat, interesat, dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve) dhe ato të nenit 33, pika d të këtij ligji, (për respektimin e rregullave të etikës dhe moralit publik); si dhe kërkesat e Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7 dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29 ( paraqitja e sjelljeve… seksuale … dhe kujdesi për zhvillimin moral mendor e fizik të të miturve)”,
Pas publikimit të videos, vetë gruaja ka folur për emisionin ku ka mohuar që fëmijët të ishin në shtrat me të dhe të dashurin e saj.
“Kjo video është publikuar nga familjarët e tij, për të blerë burrin tim me lekë. Fëmijët i kam rritur unë, burri im është i martuar në Amerikë.
Video është modifikuar, është blerë me pare. Jam motër e 6 vëllezërve. Mos u mashtroni. Jam grua e dhunuar dhe e shtypur.
Fëmijët e mi janë terrorizuar.
Turp të ketë burri im. Fëmijët e mi kanë qenë në gjumë, nuk dinë asgjë se çfarë kanë bërë këta familjarë.
Ai me më lënë mua në dorë të dhëndrit, të kunatave, e duke i mësuar fëmijët të thonë fjalët më të këqija për mua. Fëmijët nuk kanë qenë në krevat, nuk kanë qenë në të njëjtën dhomë me mua.
Fëmijët e mi nuk kanë parë gjë. Nuk i kam dhunuar unë fëmijët, por i kanë dhunuar ato familjarët,” janë fjalët e saj.
Ndërkohë psikologët kanë nxjerrë në ekran pjesë nga dëshmia e fëmijëve, të cilët duken të terrorizuar nga të gjitha palët e përfshira.
Po ashtu lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe babai i gruas në video, e cila ka deklaruar në intervista se u ka kërkuar vëllezërve që ta mbështesnin, pasi ën të kundërt do tentonte vetëvrasje.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post