Aktivisti dhe biznesmeni Arbër Çepani ka marrë një gjobë prej 40 milionë lekësh nga Tatimet në barin e tij në qytetin e Korçës dhjetorin e kaluar.
I ftuar në “Why Not” në Ora News, ai tregoi gjithë historinë duke sqaruar se do ti shkojë deri në fund kësaj historie pasi është në shkelje të çdo procedure të mundshme ligjore.
Çepani shprehet bëhet fjalë për një lokal në pronësi të tij në pazarin e Korçës, dhe ngjarja sipas tij ka ndodhur në pikun e sezonit. Në këtë situatë, tha saii, zbarkojnë 8 furgona hetimore dhe rrethuan Pablo Escobarin e Korçës.
“Kjo gjë që më ndodhi mua i ka ndodhur mijëra shqiptarëve të tjerë para meje. Më ka ndodhur dhe herë të tjera, por jo në këto shifra qesharake. Vjen një moment që thua boll se nuk ke çfarë humbet. Nëse do isha ministër që do kisha bërë tendera nga 30-40-50 mln euro, do thoja si ta gjej mundësinë ta kaloj që të mos bëj shumë zhurmë. Ta kaloj dhe të ruaj lekët që kam bërë nga aktiviteti politik dhe jo vetëm. Por sot, vetëm një përqindje e vogël pasurohet sot, pjesa tjetër janë për mbijetesë. Unë punoj nga mëngjesi në darkë, kam 3 punë të ndryshme dhe kur vjen puna në fund të muajit, 40 milionë gjobë. Është një situatë që do luftosh se nuk ke çfarë humb”, është shprehur ai.
Filloi nga një kontroll në datën 1 dhjetor. Bëhet fjalë për një lokal në pazarin e Korçës, në pikun e sezonit. Në këtë situatë, zbarkojnë 8 furgona hetimore dhe rrethuan Pablo Escobarin e Korçës. Pasi kryen kontrollin ritual, nuk gjetën në asnjë tavolinë parregullsi. Unë sa kisha lëvizur nga aty dhe i kërkova me mirësjellje një mandat për çfarë kanë ardhur. Se mund të vijë një njeri nga rruga dhe thotë vij nga X institucion dhe bën kërdinë.
Nuk kishin këtë gjë dhe nga kjo situatë filluan e sekuestruan çdo gjë që gjenin përpara. Mbas mallit, sekuestruan çdo pajisje elektronike. Sipas ligjit për të sekuestruar një pajisje elektronike, në këtë rast kompjuter duhet një urdhër mandati. Po sipas ligjit, bëhet sixhilimi dhe brenda 7 ditëve verifikimi i të dhënave bëhet në prani të pronarit. Nëse nuk është pronari prezent në verifikimin e të dhënave, mund të bëhet çdo lloj gjëje. Ajo që ndodhi është se jo vetëm që nuk pritën 7 ditë, por të nesërmen me datë 2, me dyer të mbyllura pa prezencën time është bërë verifikimi. Këtu është si gjyqet e dikurshme të diktaturës. E fillova këtë gjë dhe do ta çoj deri në fund. Do të bëhem dhe zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësi”, është shprehur Çepani.