04:11 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjobvënësit në Shkodër, befasojnë tregtarët: Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim vetë për të na ruajtur dyqanet (VIDEO)

08:31 | 06/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjobvënie bizneseve në zonën e Shkodrës, shkatërrohet grupi i strukturuar kriminal (VIDEO)

Dhjetëra tregtarë në tregun e Zdrales, por edhe në zonën e njohur si “Rruga e Gjerë”, shprehen se nëntë personat e arrestuar nga Policia dhe të akuzuar si grup i strukturuar kriminal dhe si gjobëvënës, nuk kanë qenë të tillë.

Tregtarët thonë se u kanë paguar atyre shuma simbolike që variojnë nga 2 mijë lekë të vjetër deri në 10 mijë lekë të vjetër në muaj për t’u ruajtur dyqanet.

Sipas tregtarëve, këto shuma parash janë dhënë me dëshirën e tyre dhe jo nën kërcënime apo presione siç pretendon Policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda.

“Morëm vesh për arrestimet dhe na ka ardhur shumë keq, sepse ata kanë qenë shumë të rregullt me ne. Kanë qenë shumë të sjellshëm dhe nuk na kanë imponuar as më jep kaq apo aq lekë. S’ka shanse të jemi kërcënuar nga ana e tyre apo të kemi pasur ndonjë presion”, shprehet tregtari i Zdrales, Hajrullah Halilaj.

Një tjetër tregtar, Mondi Dimnaku, thotë se ka 3 dyqane për të cilët në total ka paguar jo më shumë se 10 mijë lekë të vjetër në muaj. Ai tregon se nuk ka pasur asnjë lloj presioni ndaj tij nga të akuzuarit për t’u dhënë para dhe shton se është habitur nga lajmi për arrestimin e tyre.

“Asnjëri nuk ka ardhur për të na bërë presion në dyqane. Të gjithë kemi paguar me dëshirë. Unë kam paguar 5 mijë lekë të vjetër dhe të tjerë nga 3 mijë lekë të vjetër apo edhe 2 mijë në muaj. Askush s’na ka vënë ndonjë detyrim se sa duhet që të paguajmë. 10 mijë lekë të vjetër kam paguar për tre dyqane. Jam habitur kur kam dëgjuar se janë arrestuar se na kanë ruajtur ne dyqanet”, shprehet Dimnaku.

Në të njëjtën mënyrë shprehen edhe tregtarët te “Rruga e Gjerë”, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, që ndodhet pak më tutje se tregu i Zdrales. Dushe Rexhvelaj shprehet se ka lënë mallin e saj jashtë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe se nuk ka pasur imponim apo kërcënime për të paguar se s’bën paratë për rojet.

“Mua s’më ka vendosur kush gjobë. Më kanë thënë a do që ta ruajmë dyqanin dhe i kam thënë po. S’më ka thënë kush se duam lekë se s’bën”, thotë Baçini. Agim Lipe thotë se ia ka vlejtur shumë prej 10 mijë lekësh të vjetër që ka paguar dhe se është i gatshëm për të paguar sërish për shkak të sigurisë që ka pasur për dyqanin e tij.

“Kanë ardhur ata djemtë që janë arrestuar për të ruajtur dyqanet. Kemi gjetur menjëherë mirëkuptim dhe unë kam paguar 10 mijë lekë të vjetër në muaj”, shprehet Lipe. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gjobvenesitShkodertregtaret
Pas

Rikthehet Nexhmije Pagarusha, ja cili është projekti muzikor me të cilin do vijë “Bilbili i Kosovës”

Para

”Tirona Fanatics” mesazh Halilit: Nuk na përçan dot, keqardhje që le botën e muzikës

Para
”Tirona Fanatics” mesazh Halilit: Nuk na përçan dot, keqardhje që le botën e muzikës

''Tirona Fanatics'' mesazh Halilit: Nuk na përçan dot, keqardhje që le botën e muzikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.