Një organizatë kriminale e rrezikshme është vënë në pranga mesditën e sotme. Ka qenë një operacion i RENEA-s që ka çuar në pranga kokat e këtij grupi, të cilët janë kapur në një lokal në Shirokë të Shkodrës.
Njëri prej tyre është identifikuar si M. Lici. Lokali në të cilën ata u kapën ka qenë i populluar nga njerëz të shumtë.
RENEA bën me dije se këta persona iu vinin gjoba në formën e pagesave mujore bizneseve, në të kundërt i kërcënonin. (E.K/SHUPLAKA)