15:50 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjobvënie, Manastirliu e fundit që duhet të ikë”, Muka i reagon ashpër pedagogut: Letër Oksfordit, uroj të reflektosh

08:52 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjobvënie, Manastirliu e fundit që duhet të ikë”, Muka i reagon ashpër pedagogut: Letër Oksfordit, uroj të reflektosh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu është vendosur nën akuzë për vjedhje intelektuale (plagjiaturë) në punimin e doktoratës së saj nga Lëvizja për Universitetin që nxorri fakte se Manastirlliu ka kopjuar diplomën e Fannie Mnisi nga Afrika e Jugut.

Manastirlliu i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se “punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit)”.

Por pas këtij reagimi Lëvizja për Universitetin tregoi se ministrja nuk ka marrë 4-5 citime por të paktën dhjetë paragrafë për të cilët nuk ka cituar autorët.

Në lidhje me fenomenin e plagjiaturës në përgjithësi dhe rastin e Manastirliut, ditën e djeshme foli dhe pedagogu Endri Shabani, nga Universiteti i Oksfordit në Londër ku po kryen kërkime shkencore.

Rastet e shumta me plagjiaturat në Shqipëri, pedagogu Endri Shabani i sheh si një simptomë të një sistemi të sëmurë.

Ai tha se kultivimi i të ashtuquajturës plagjiaturë apo vjedhje idesh, fillon që në klasat fillore e deri tek Universitetet.

Referuar rastit të Manastirliut, Shabani drejtoi gishtin e përgjegjësisë nga trupa e vlerësimit dhe u shpreh se Manastirliu është e fundit që duhet të ikë, madje mënyra si “po trajtohet në rastin e Ministres së Shëndetësisë është gjobëvënie. Një grup i nxjerr një grupi tjetër diçka”.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër Taulant Muka, ai thotë se do I dërgojë letër universitetit të Oxford mbi qëndrimin e Shabanit.

Postimi i Taulant Mukës:

Si është e mundur të flasësh nga ambjentet e Oxford dhe të mos dënosh plagjiaturën? Përkundrazi, e konsideron gjobvënie dhe cilëson se personi i fundit që duhet larguar është ai që bën aktin?! Si mundet një student doktorature i Oxford, që merr përsipër të mbajë një qëndrim mbi një çështje, të mos diskutojë faktin, procesin etik që duhet të ndodhë kur paraqiten të dhëna të tilla, por merret me aludime?! Ky është standarti që mësohet në Oxford? Sigurisht që jo! Për informacion, Universiteti i Oxford ka një faqe të tërë dedikuar plagjiaturës (https://ëëë.ox.ac.uk/studen…/academic/guidance/…/plagiarism…) dhe e dënon çdo akt të tillë! Për shembull: studenti që ende nuk është diplomuar dhe kapet me materiale plagjiaturë merren masa deri në largim nga shkolla!
Do i dërgoj menjëherë një letër universitetit të Oxford mbi këtë qëndrim tëndin! Uroj të reflektosh dhe të kërkosh dënimin e çdo akti plagjiature!

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Endri ShabaniOgerta ManastirliuTaulant Muka
Pas

Protestat për çmimin e karburantit në Francë, Trump tallet përsëri me Macron

Para

Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve, arrestohet drejtuesi i mjetit (DETAJET)

Para
Përplasen tre mjete në autostradën Kavajë-Durrës, 3 të plagosur

Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve, arrestohet drejtuesi i mjetit (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një kopje 700-vjeçare e Torës gjendet në Turqi

Një SMS zbuloi trafikantët, në 5 muaj 21 të arrestuar dhe 29 armë të sekuestruara në Tiranë

Albana Vokshi në PPE: Rezolutat e miratuara të zbatohen nga qeveritë dhe institucionet që drejtohen nga PPE-ja

Përfshihet nga flakët universiteti në Itali, evakuohen studentët

Seanca për vrasjen e Liridonës, Murseli: Po u vërtetuan akuzat, do kërkoj vetë burg

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë, procedohet 56-vjeçarja në Sarandë

Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi/ Pranga 3 punonjësve të kompanisë, të proceduar 4 punonjës të IMT

Rutte skeptik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të qytetit, evakuohen mbi 20 mijë banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.