Ditën e sotme me shpejtësi u përhap lajmi se në orët e mesnatës së djeshme shtatë lojtarë të Kukësit dhe trajneri Gjoka janë ndaluar nga Policia austriake. Ka qenë ‘Panorama Sport’ ajo që ka zbardhr dhe emrat e lojtarëve të ndaluar.
Mirëpo përmes një reagimi në profilin e Klubit në “Facebook”, shkruhet se ekipi është në një hotel dhe se ishte gati që sot të nisej drejt Moldavisë.
Natyrisht, nuk kanë dhënë detaje dhe as kanë përdorur emra konkretë për ngjarjen, por thjesht e kanë mohuar atë.
“Ju përshëndesim me një foto jashtë hotelit ku është akomoduar ekipi. Fotoja nuk është e qartë, pasi po bie shi në kryeqytetin e Austrisë, aty ku po kalon natën edhe ekipi. Sot do të jetë nisja për Moldavi. E përsërisim që skuadra po kalon natën në Vjenë, çdo informacion dhe lajm tjetër është i gabuar”, thuhej në komunikatën e klubit. (E.K/SHUPLAKA)