22:27 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjoka: Ndeshja me Partizanin finale, duhet të ruhemi nga Skëndërbeu

07:50 | 05/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjoka: Ndeshja me Partizanin finale, duhet të ruhemi nga Skëndërbeu

Ditën e sotme do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kategorisë Superiore, ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Nga kjo ndeshje padyshim që do të vendoset edhe se kush do të jetë më pranë titullit.

Për trajnerin e Kukësit, Ernest Gjoka ndeshja sot duhet interpretuar si një finale. Por në një deklaratë të lëshuar për “SuperSport” para ndeshjes, tekniku i verlindorëve ka treguar se nuk u trembet të kuqve, por se të dy skuadrat duhej të ishin të kujdesshme ndaj Skënderbeut që po priste momentin për t’i kaluar.

Për duelin e nesërm

“Mendoj që jemi gati, ashtu si kemi qenë për gjatë gjithë kampionatit gati, duke bërë maksimumin për çdo ndeshje. Edhe këtë ndeshje që është shumë e rëndësishme ndaj një rivali direkt, por e përgatisim me shumë qetësi dhe me shumë bindje për ta kaluar me sukses.

Nuk e përgatisim ndeshjen për barazim, e përgatisim si një ndeshje finale. Në një ndeshje finale duhet me patjetër të fitosh që të arrish atë objektiv që ke. Kështu që ne e kemi vlerësuar si ndeshje finale për të arritur gjithçka”.

Për formën që po kalon ekipi

“Jemi një skuadër e pathyeshme dhe kjo është meritë e të gjithë skuadrës për atë grinte dhe personalitet që ka treguar e gjithë skuadra dhe kjo na ka bërë të jemi lart moralisht. Personalisht mendoj që ne të bëjmë lojën tonë, ne të jemi të kujdesshëm, të jemi cinikë që ta bëjmë ndeshjen sa më të qartë teknikisht e taktikisht për atë që kërkojmë.

Partizani është rival i denjë, nuk është çështje individi, është çështje kolektiviteti dhe skuadre. Kam shumë respekt për Partizanin sepse duke pasur respekt për skuadrën kundërshtare ke respekt edhe për djersen dhe punën tende. Por droje nuk kemi”.

Për thumbimet e Malotës

“Nuk kam përgjigje për të. Sigurisht që çdo lojtar i jep skuadrës së tij moralin dhe forcën dhe shumë mirë ka bërë. Por mos harrojmë që ne jemi një skuadër që po bëjmë mirë gjatë gjithë sezonit, kemi dy sulmues si Pejiç dhe Emini. Po t’i mbledhësh bashkë, janë shumë gola. Mendoj se kemi lokomotivën më të fortë të skuadrave shqiptare sa i përket sulmit”.

Për ambiciet e titullit

“Kam shumë besim dhe e mbështes në dy pika. E para është që ekipi, e gjithë skuadra, për 10 muaj kanë dhënë e sakrifikuar për këtë objektiv. E dyta është se besoj te personaliteti dhe përvoja e skuadrës, i ka të gjithë komponentët për të dalë kampion.

Skënderbeu? Është në garë dhe personalisht mendoj që është i frikshëm sepse po pret me padurim të gabojë dikush nga ne për të na goditur”.

 

Etiketa: Ernest GjokakukesiPartizanisport
Pas

Sigurohen 40 firmat e deputetëve, qeveria e Mustafës drejt rrëzimit nga pushteti?

Para

25 vite martesë, këngëtarja shqiptare rikthen vellon e nusërisë (FOTOT)

Para
25 vite martesë, këngëtarja shqiptare rikthen vellon e nusërisë (FOTOT)

25 vite martesë, këngëtarja shqiptare rikthen vellon e nusërisë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.