Në një deklaratë për mediat në lidhje me ecurinë e procesit të Vettingut, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj iu përgjigj akuzave të PD-së duke thënë se vettingu po funksionon dhe se po pastrohet drejtësia.
Gjonaj u shpreh se opozita nuk e do vettingun, por procesi nuk ka kthim mbrapa. Ministrja i bëri thirrje opozitës për të bashkëpunuar.
“Vettingu po funksionin dhe po pastrohet drejtësia. Vettnigu po kthen shpresën e publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi. Sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vettingut. Opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin për kapje të drejtësisë. Po si po e kap qeveria drejtësinë? Që opozita nuk e donte vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita kërkon me dëshpërim dhe shkatërrimin e këtij kuadri ligjor kjo është çdo ditë dhe më e qartë. Kthim mbrapa të këtij procesi nuk mund të ketë dhe shantazhet për të kthyer procesin mbrapa nuk mund të funksionojnë. Kërkojmë bashkëpunimin e opozitës për këtë proces”- tha Gjonaj.