01:59 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Ja si mund të ecin më shpejt reformat

20:25 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Ja si mund të ecin më shpejt reformat

Qeveria Shqiptare është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe mbështetja e BE përmes çeljes së negociatave do të ndihmojë për t’i çuar ato përpara. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj në Samitin Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Samiti, i mbajtur në Bruksel, është organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Progamin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian, për të diskutuar mbi sfidat, idetë dhe shqetësimet e vendeve të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian.
Reforma në Drejtësi që Shqipëria është duke zbatuar, ka marrë vlerësime pozitive gjatë samitit duke u konsideruar si një model i suksesshëm edhe për vendet e tjera të rajonit.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, z.Christian Danielsson u shpreh se ka shumë sfida në Ballkan por ka edhe ndryshime dhe transformime. Sipas tij një shembull i mirë për tu përmendur është Shqipëria me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.
Duke marrë fjalën në samit, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka theksuar se Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar sundimin e ligjit përmes reformave të thella.

“Reforma në Drejtësi po jep rezultate të prekshme për qytetarët, ku Vetingu po mundëson pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.  31 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, 35 të tjerë të konfirmuar në detyrë dhe 15 që kanë dhënë dorëheqjen për të mos iu nënshtruar Vetingut, janë tashmë dëshmia më e mirë se zbatimi i reformës në drejtësi po jep rezultate konkrete”, është shprehur Gjonaj.

Ministrja shqiptare duke falenderuar partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e deritanishëm ka theksuar se mbështetja politike e Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Reformave në Shqipëri.

“Me këtë mbështetje reformat do të ecin më shpejt dhe kjo është arsyeja që është shumë e rëndesishme të fillohet me hapjen e negocitave në vijim dhe të kemi këtë vendim pozitiv nga Këshilli. Shqipëria tashmë ka filluar punën teknike për procesin e screening për dy kapitujt 23-24”, ka thënë ministrja Gjonaj.

Pas

Nuk ndalet Veliaj pasi i quajti protestuesit “shpellarë”, ja me kë i krahasoi ata sot

Para

U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në det, 21-vjeçarja i kishte refuzuar për seks (FOTO)

Para
U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në det, 21-vjeçarja i kishte refuzuar për seks (FOTO)

U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në det, 21-vjeçarja i kishte refuzuar për seks (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.