Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë konferencës me ministrin italian ka deklaruar se vendi jonë po punon në luftën kundër krimit dhe për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Me ministrin Orlando nënshkruam një memorandum në kuadër drejtësisë në vend. Memorandimi synon të bëjmë hapa konkrete në bashkëpunimin në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Me Italinë kemi një bashkëpunim të pastër historik. Qëllimi jonë është lufta kundër krimit të organizuar. Italia është një ndër partnerët tanë.
E informova partnerin Orlando për punën në luftën kundër krimit, Reformës në Drejtësi. Shqipëria i është shumë mirënjohëse Italisë në mbështejen që na kanë dhënë në rrugën për në BE. Me këto reforma shpresojmë që të nismin negociatat për në BE.”, u shpreh Etilda Gjonaj.
Ndërsa ministri italian Orlando u shpreh se Italia mbështet Shqipërinë për në BE. “Jemi këtu për theksuar hapat që Shqipëria ka bërë kundër krimit në sistemin e Drejtësisë. Vlerësojmë sfidën që Shqipëria ka përpara, duke luftuar terrorizmit, luftën kundër krimit. Ne nisemi me baza pozitive se ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes vendeve. Sot po nisemi nga një bazë e re se i dhamë një bazë këtij bashkëpumimi. Ne mbështesim Shqipërinë për në BE. Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë. Por dhe ky rast momeradimuni është për t’i dhënë llogari BE për zhvillimet që do të bëjë vendi ynë. Sot u prita nga një delegacion ku kishte vetëm gra.”, u shpreh Orlando. (J.V/Faxweb)