Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Ralf Gjoni, i ftuar në emisionin “Arena” lidhur me situatën poltike dhe marrëveshjen midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministritEdi Rama, ai u shpreh se dy partitë e mëdha tremben nga rritja e vazhdueshme e LSI-së.
“Ne jemi mësuar të rritemi dhe jo të mbijetojmë. Statistikisht, LSI-ja është e vetmja parti që rriten që prej krijimit të saj. Dhe e vetmja Parti që ka arritur të ruaj votat e zgjedhjeve lokale në zgjedhjet pasardhëse të përgjithshme. Është e shëmtuar çfarë po ndodh. Duket qartë që të dyja partitë paskan pasur një pakt që të futën në krevat me njëra-tjetrën dhe t’i bien LSI-së. E para, janë në panik. E dyta, tremben nga rritja e LSI-së, e cila do t’i habisë ata në fund,”u shpreh Gjoni. (S.SH/Shuplaka)