12:31 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjosha ka ende shpresë: LSI nuk mendon të shkojë në zgjedhje pa PD-në

13:00 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Gjosha zgjidhet Kryetarja e Njësisë numër 1 në Tiranë për LSI-në: Mbështetja juaj, më inkurajon fort

-LSI nuk e mendon të shkojë në zgjedhje pa partitë opozitare. Klajda Gjosha e konfirmon këtë në një intervistë për Report Tv, ku sqaron gjithashtu se LSI synon të arrihet ende një marrëveshje mes palëve për të shmangur këtë krizë ekstreme.

Pyetje: E ka menduar ndonjëherë LSI të mos hyjë në zgjedhje nëse PD nuk merr pjesë? 

Klajda Gjosha: LSI nuk e mendon këtë. LSI mendon se duhet gjetur një zgjidhje me patjetër si me opozitën ashtu edhe më një pjesë tjetër të mazhorancës në mënyrë që vendi të ketë stabilitetin e duhur dhe kjo besoj se është në interes të të gjithëve ne dhe të çdo qytetari.

Ministrja e Integrimit sqaron gjithashtu se në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të jetë deputete në Tiranë.

“Jam e vendisur pranë njësisë bashkiake nr.1 dhe jam duke punuar shumë me strukturat atje“, thotë Gjosha, ndërsa duke iu referuar pritshmërive eleitorale të LSI-së në 18 qershor thotë se fjala e fundit u takon qytetarëve me votë.

Gjosha sqaron gjithashtu për Report Tv deklaratën e saj në Pogradec se Ilir Meta do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Nuk e di pse duhet të bënte bujë një deklaratë e tillë sepse nuk dhashë ndonjë deklaratë për shtyp as nga Ministria e Integrimit dhe as zyrtare. Kur jemi me elektoratin të gjithë ne shpresojmë për kryetarin tonë për të qenë në krye. Por kjo nuk do të thotë se është diçka zyrtare, apo një vendim për të bërë Ilir Metën kryeministër“, sqaron ministrja e Integrimit.

Zërat për prishje koalicioni nuk janë të verteta, pasi marrëveshjes me PS, LSI do t’i qëndrojë deri ditën e fundit me fanatizëm, konfirmon ministrja.

“Ne jemi në koalicion dhe jemi munduar, me fanatizëm do të thoja unë, që të respektojmë çdo pikë të kontratës të cilën ne e kemi ende në vazhdimësi me Partinë Socialiste do ta bëjmë këtë deri në fund. Kështu që mendoj se nuk është momenti për të diskutuar për koalicionin. Padyshim që në ditët, në javët në vazhdim do të jetë një temë diskutimi, por në këto momente ne jemi shumë të fokusuar tek puna e përbashkët që kemi me Partinë Socialiste”, deklaroi Klajda Gjosha.

Ndërkohë në kuadër të punës së saj të përditshme, Gjosha shpreson që krizës politike me Vettingun, t’i ketë ardhur fundi deri në shtator, kur Brukseli do të flasë me raportin e ndërmjetëm.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Klajda GjoshaLSIPDpszgjedhjet
Pas

Organizimi për viktimat e Otrantos, Rama tregon se kush ia nxiu jetën

Para

Ami flet për vjehrrën: Nuk mund të them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer

Para
Ami flet për vjehrrën: Nuk mund të them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer

Ami flet për vjehrrën: Nuk mund të them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.