21:31 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjosha në Londër, takon ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane: Reforma në drejtësi do ndikojë në progresin e Shqipërisë

10:23 | 17/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjosha në Londër, takon ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane: Reforma në drejtësi do ndikojë në progresin e Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha  ndodhet në Londër në kuadër të një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Britanisë së Madhe, Alan Duncan. 

Në takimin kokë më kokë të tyre, dy zyrtarët e vendeve mike, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në shumë fusha veçanërisht atë ekonomike.

Në fjalën e saj, ministrja Klajda Gjosha, shprehu fillimisht falënderimet për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, duke thënë më tej se Shqipëria ndjek me interes zhvillimet në Britani veçanërisht pas BREXIT, dhe e ka mirëpritur konfirmimin për bashkëpunim të ngushte BE-Britani në çështjet me interes të përbashkët.

Një tjetër pikë ku u ndalën dy bashkëbiseduesit ishte ajo e reformës në drejtësi. Ministri Duncan vlerësoi miratimin e konsensual të kësaj reforme duke e u shprehur se zbatimi i saj do të ndikojë në progresin e mëtejshëm të Shqipërisë nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës. Qeveria britanike ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur me ekspertizë në zbatimin e kësaj reforme.

Nga ana tjetër, Gjosha u shpreh se Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si një proces transformues për të ardhmen e vendit dhe është e vendosur të plotësojë të gjitha kushtet të cilat do të rrisin standardet e jetës së qytetarëve. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Alan DuncanKlajda Gjoshalonderreforma ne drejtesitakim
Pas

Nishani uron Thaçin për pavarësinë: Shqipëria, gjithnjë në krah të Kosovës, mbështetje pa asnjë rezervë

Para

7 km arrati pas vjedhjes së kasafortës, por policia u vu në ndjekje të tyre dhe shqiptarët e pësojnë keq

Para
7 km arrati pas vjedhjes së kasafortës, por policia u vu në ndjekje të tyre dhe shqiptarët e pësojnë keq

7 km arrati pas vjedhjes së kasafortës, por policia u vu në ndjekje të tyre dhe shqiptarët e pësojnë keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.