Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlametin Europian, Knut Fleckenstein.
Ministrja Gjosha, u shpreh se institucionet shqiptare duhet ta shohin Rezolutën për Shqipërinë të miratuar nga Parlamenti Europian si shtysën më të fortë për të arritur rezultate të prekshme me zbatimin e ligjit të vettingut.
“Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, tha Ministrja Gjosha.
Gjosha vlerësoi gjuhën pozitive të kësaj rezolute, veçanërisht thirrjen për hapjen e negociatave pasi të arrihet avancim i besueshëm në reformën në drejtësi. (M.D/ Shuplaka)