Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI, Klajda Gjosha e ftuar në studion e Fax News ka folur për protestën e sotme të banorëve të Qarkut të Kukësit ndaj tarifës së Rrugës Kombit.
Gjosha ka thënë se qeveria nuk mund të vërë një barrë kaq të rëndë mbi supet e disa qytetarëve të pashpresë e të papunë.
“Qeveria duhet ta heqë tarifën.
Këtë protestë unë e quaj referendum, ku qytetarët ia kanë bërë të qartë qeverisë që nuk e pranojnë atë tarifë.
Nëse në Rrugën e Kombit do të kalojnë më pak se 4 000 automjete në ditë, qytetarët dhe buxheti i shtetit do të duhet të subvencionojnë koncesionarin dhe do të paguajnë sërish edhe një taksë shtesë.
Do të kemi rënie sidomos për kamionët që paguajnë 22 euro tarifë do të kalojnë nga Maqedonia për ta shmangur. Do të shtojmë edhe një taksë të katërt tani?
Opozita duhet të qëdrojë fortë për ta bërë qeverinë të tërhiqet nga kjo tarifë.” – tha Gjosha ndër të tjera në studion e Fax News.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post