19:34 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjosha: Zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi, shkurton rrugën tonë drejt BE-së

11:41 | 30/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Gjosha: Zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi, shkurton rrugën tonë drejt BE-së

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka marrë  pjesë në Konferencën “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE” e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë.

Kjo konferencë u organizua me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Firences. “Reforma në drejtësi, mbetet guri më i rëndësishëm i themelit jo vetëm për krijimin e shtetit të së drejtës, por edhe për një kthesë të madhe në procesin e integrimit të Shqipërisë”, tha Gjosha.

Ministrja e cilësoi këtë reformë, çelësin e transformimit të shoqërisë sonë, nga një shoqëri që për dy  dekada kishte humbur besimin tek sistemi, në një shoqëri që është e vetëdijshme se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

“Ky transformim e bën më shpejt të mundur integrimin, sepse për tu integruar në familjen e madhe europiane, ndryshimin duhet ta nisim nga vetja”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh  me tej se partnerët ndërkombëtarë, i shohin rezultatet e kësaj reforme si testin më të mirë që Shqipëria ka përpara, për të dëshmuar standarde në forcimin e demokracisë në vend.

“Këto rezultate do ta bëjnë gjithashtu vendin tonë, një vend më të besueshëm për investitorët, çka tregon se efektet e reformës janë gjerësisht të prekshme nga qytetarët, për sa kohë çdo investim i huaj në vend do të thotë më shumë zhvillim dhe mundësi punësimi për ta”, tha Ministrja.

Ministrja shtoi se reforma në drejtësi i jep udhë gjithashtu zgjidhjes së një sërë problemesh me çështjet e pronës, të cilat  kanë qenë kushte të vendosura nga Bashkimi Europian për të çuar përpara procesin e integrimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm, që e gjithë paketa ligjore do të kërkojë kohën e saj të zbatohet, ndaj nevojitet  vullneti më maksimal i të gjithë aktorëve, në mënyrë që të kapërcehen pengesat e panevojshme”,  tha ministrja.

Gjosha  theksoi në fjalën e saj se sa më i shpejtë të jetë zbatimi, aq më shumë shkurtohet rruga për aspiratën tonë europiane. “Dhe meqë ndodhemi në Kështjellën e drejtësisë, në fakultetin juridik, nga ku do të dalin brezat e rinj të juristëve, si Ministre e Integrimit do doja të theksoja fort rëndësinë që ka integriteti personal i të gjithë personave që do të marrin në dorë frerët e sistemit të ri të drejtësisë”, tha  Gjosha. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: beklajada gjosha
Pas

Pas Ramës, Manjani me urgjencë te Meta, Tahiri ‘’Live’’ në konferencë

Para

Tahiri: Regjistrimi i popullsisë derë më derë. Kush nuk bindet, do gjobitet

Para
Tahiri: Regjistrimi i popullsisë derë më derë. Kush nuk bindet, do gjobitet

Tahiri: Regjistrimi i popullsisë derë më derë. Kush nuk bindet, do gjobitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.