Nën drejtimin e Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka u realizua shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ndërkohë që Faxweb.al ka siguruar foto të tij në tarracën e godinës së Ministrisë së brendshme pak minuta më parë.
Me sa duket, Loka ka për të drejtuar edhe mbarëvajtjen e protestës së sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështetur edhe nga subjektet politike të opozitës jashtë parlamentare.
Loka ka drejtuar trupat e rendit edhe në protestat e kaluara të opozitës, ndërsa në shumë raste është përdorur gaz lotsjellës dhe dhùnë mbi protestuesit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post