Prokuroria ka lexuar pretencën për “fatin” e 8 studentëve që gjuajtën kryeministrin Rama me vezë. Mësohet se në kërkesën e saj, ajo kërkon punë në interes publik.
Konrektisht Prokuroria ka kërkuar 60 orë punë në interes publik për secilin nga 8 studentët që në nëntor të vitit 2015 gjuajtën me vezë kryeministrin Edi Rama.
Kreu i Qeverisë ishte duke dalë nga Fakulteti i Shkencave Sociale kur një grup studentësh nisën ta shajnë dhe më pas një vajzë e qëlloi e para me vezë. “Kryeministër hajdut, plehrë, sharlatan”, thërrisnin teksa godisnin me vezë.
Ky reagim i tyre erdhi pasi prej muajsh kundërshtuan me forcë reformën në arsimin e lartë, e cila sipas tyre cilësohej si një reformë klienteliste që shkatërron Universitetin Publik për të pasuruar shkollat e larta private.
Pas aktit, ata u shoqëruan në Komisariatin nr. 2 të qytetit. Studentët e ndaluar u identifikuan si: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.
(XH.A/SHUPLAKA)