Pasi morën një njoftim të çuditshëm, për një grua rreth të 50-tave që ndalonte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit në SHBA zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.
Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas.
Policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto.