Takimi i djeshëm mes dy liderve botërorë Donald Trump dhe Vladimir Putin ka qenë një nga më të përfolurit të kohëve të fundit.
Është vënë re çdo detaj dhe edhe lëvizja më e vogël e gjuhës së trupit flet shumë për secilin prej liderve.
Sigurisht që për këtë futen në punë edhe ekspertët e gjuhës së trupit. Kështu në një intervistë për “The Sun” ekspertja Judi James ka treguar se Donald Trump e ka gozhduar Putinin me një lëvizje të tij.
Ndërsa Trump tregoi një status më të lartë Ndërsa Putin i tregoi gishtin e tij President Trump, që sipas Judi, ky gjest është versioni i gjuhës së trupit të një arme.
Judi shprehet se nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte luftë për çmime, atëherë pikën e fitores do ta merrte Trump.
“Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar mbështetje. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump.
Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”, u shpreh ekspertja e trupit.
(E.K/SHUPLAKA)