06:20 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjumi i thellë i PS-së, Zheji: Partia si femra pordhace dhe dënglaxheshë në pritje të mashkullit të duhur

12:39 | 31/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artur Zheji: Rezultatet për pasurinë dhe korrupsionin të njëjta si në 2013, atëherë rrëzuan qeverinë “Berisha”

Prej disa kohësh përveç konfirmimit në krye të qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, Edi Rama duket se ka vendosur në ‘’vijë” dhe punët brenda partisë. Asnjë reagim kundër para dhe pas publikimit të emrave të qeverisë së re.

Të kenë qenë të gjithë socialistët dakord me zgjedhjet e Ramës?! Nuk dihet po fakti është që derimë tani askush nuk ka folur, ose të paktën publikisht.

Për Artur Zhejin, Ramës i duhet njohur merita që e ka vendosur PS-në në një gjumë të thellë. Ai shkon më tej duke e quajtur Ramën usta madje.

”Porse i lëvdueshmi Rama, në mënyrë të pabesueshme për shumëkënd, vuri dorë mbi të gjithë, i qetësoi, i rehatoi, i dystoi, i paqtoi, u mbylli gojën, u arrnoi ëndrrat, dhe pra, si asnjëherë më parë, pas largimit edhe të klithmës së fundit të Blushit, e ka Kalanë Socialiste të fortë, të shëndoshë dhe të shëndetshme dhe të “pastër” e pa iluzione”, shkruan ndër të tjera Zheji.  

SHKRIMI I PLOTË I ZHEJIT: 

Tanimë nuk ka as numra dhe as teka dhe as protesta të brendshme. Partia Socialiste e gjeti më në fund Ustain që paskësh ëndërruar ta magjepste dhe ta nënshtronte, njëherë e mirë, si dikur, kohë më parë Nënën e saj, Partinë e Punës.

Nuk mbetet tjetër veçse të lëvdojmë Ramën për “paqen” dhe gjumin e ëmbël që i dha kësaj Partie, si të ishte kjo parti fodulle dhe pordhace e dënglaxheshë, një femër kapriçoze, në pritje të mashkullit të duhur, që i dominon trupin dhe mendjen.

U harruan dhe me sa duket përfundimisht, betejat politike kundër Fatos Nanos, shkërdhatokracia e Dritëroit simpatik, rrebelimi i panegociueshëm i Metës, kokëfortësia e Majkos, krenaria e zysh Artës, zëri kundra dhe i zhurmshëm i socialistëve plot gjallëri dhe “rrëmujaxhinj” të paparë, por me botë të pasur dhe me idera të krisura, në kërkim të dëshpëruar të kohës së humbur…

Asokohe të gjithë kërkonin diçka të tyren, të re, të ndryshme, kundra rrymës dhe me ca si ideale të natyrshme dhe të sinqerta reformatore.

Porse i lëvdueshmi Rama, në mënyrë të pabesueshme për shumëkënd, vuri dorë mbi të gjithë, i qetësoi, i rehatoi, i dystoi, i paqtoi, u mbylli gojën, u arrnoi ëndrrat, dhe pra, si asnjëherë më parë, pas largimit edhe të klithmës së fundit të Blushit, e ka Kalanë Socialiste të fortë, të shëndoshë dhe të shëndetshme dhe të “pastër” e pa iluzione.
Ka rekrutuar një brez të ri dhe të qartë, mjeshtra të aritmetikës politike, që e dinë mirë se kush është Njëshi dhe kush është “0” dhe kush janë “000…” që vijnë pas Njëshit!  Një harmoni prfekte dhe e admirueshme.

Çuditërisht edhe në mediat pasanike shqiptare, është po ashtu, të gjithë pronarët e kanë mendjen te “kolaterali”, sipas parimit se çfarë do të kapim sot dhe se çfarë do të shqyejmë nesër dhe kuptohet : Rroftë Qeveria!

Opozita do dhe mjaft kohë të merret me veten dhe të përballojë edhe joshjet e Ustait Kryeministër, që u fut duart në tule si garip, dhe depërton edhe në magjet e tyre opozitare dhe u shkëput copëra të rëndësishme, duke hapur ankande të fshehta dhe të efektshme.

Sepse është krijuar bindja që vetëm Natyra e largon tashmë Ramën nga pushteti dhe jeta është e shkurtër për të gjithë, ndërkohë që vetë jeta, bëhet përditë më e shtrenjtë.
E pra Gjumë i Përgjithshëm në PS, por edhe përtej saj. Mos ndoshta është kështu më mirë?

Shqiptarët janë të lodhur nga luftërat politike, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë zhvillim, përveçse “vërrave të zhurmshme në ujë”, mos është pra më mirë të bëhemi të gjithë me një parti dhe me një udhëheqës dhe le të dalë ku të dalë?

Shoqëria është përcaktuar tashmë: Të pasurit do të bëhen gjithmonë e më të pasur dhe të varfërit do të bëhen gjithmonë e më të varfër, ky trend nuk ndryshon, nga ndryshimi i pushteteve dhe i pushtetarëve pushtetmbajtës.

Njerëzimi ka jetuar me mijëra vjet për mrekulli nën Monarki! Mjafton që monarkitë të jenë të ndritshme! Çfarë shpikje budallaqe dhe e rreme ishte kjo Republika dhe aq më tepër Demokracia?
Sigurisht marrëzira poetësh dhe filozofësh.

Shikoni bletët përshembull: kanë miliona vite që ushqejnë Mbretëreshën e tyre me mjaltë dhe Mjalti është mrekullia më e përsosur e natyrës, ushqim dhe shëronjës njëherësh. Por që buron nga skllavëria e përjetshme e bletëve, që s’kanë bërë mençurisht asnjëherë kryengritje… e pastaj?
Mos ndryshojnë gjë cilësitë e mjaltit?

Prandaj dhe, në pritje të qeverisë së re, të rrimë urtë e të mos lodhemi, ka kush mendon dhe për ne, ka kush na udhëheq, ka kush rri pagjumë në rojë të gjumit tonë, ka kush do të ndërtojë e do ta mbushë jetën tonë me ngjyra dhe dizajn mjeshtëror.

Nga ne kërkohet vetëm të bëjmë gjumë të paqtë, bindje dhe pak skllavëri, se të mirat pastaj vijnë vetë dhe vetvetiu…

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: analizaartur zhejizheji
Pas

Nesër Kurban Bajrami, urimi i kryetarit të KMSH dhe axhenda e festimeve

Para

Policia aksion nga ajëri dhe toka kundër drogës, 32 të arrestuar, sekuestrohen 900 kilogramë hashash (VIDEO)

Para
Policia aksion nga ajëri dhe toka kundër drogës, 32 të arrestuar, sekuestrohen 900 kilogramë hashash (VIDEO)

Policia aksion nga ajëri dhe toka kundër drogës, 32 të arrestuar, sekuestrohen 900 kilogramë hashash (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.