01:36 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Gjuri i këputur i Rilindjes”, “kloun”, “mbushi parlamentin me banditë”, “ ke mbyllur raportet me LSI”, ç’tha sot Luan Rama për kryeministrin

13:00 | 18/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjuri i këputur i Rilindjes”, “kloun”, “mbushi parlamentin me banditë”, “ ke mbyllur raportet me LSI”, ç’tha sot Luan Rama për kryeministrin

Luan Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryetarit të PS njëkohësisht kryeministrit. Në konferencën për shtyp, ai i bëri të qartë se Edi Rama e ka mbyllur përfundimisht raportin me LSI-në.

Ai i dha përgjigje për pjesën e “tepsisë”, hipotekave, për kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismailin, për reformën në drejtësi, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 25 qershor të votojnë për të lënë në analet e historisë të gjithë ata që përdorin instrumentët e shtetit për pushtet.

“Me shumë hipokrizi dhe me mashtrim të plotë në raport me të vërtetën, kryetari i Rilindjes tha sot në Vorë se sot janë 3000 familje që nuk kanë marrë hipotekat duke thënë se kjo është çështje e tepsisë.

Qëllimisht po e fsheh të vërtetën. Kjo ka të bëjë me faktin se hipotekën në qarkun e Tiranës, Durrës, Vlorë, Elbasan, 80% të vendit, e kanë njerëzit e emëruar prej tij. Unë i ftoj të 3000 familjet të Bashkisë së Vorës, që të paraqiten nesër të marrin aktet e bashkisë meqënëse tani e ka zotëria në fjalë gjithë pjesën e tepsisë.

Përgjegjësi i emëruar të bëjë gati shkresat e t’ua japë për të dëshmuar që e bëjnë. Tha që e paska ndihmuar Fiqon që të bëhet kryetar i bashkisë dhe sot i kërkon Fiqos të kthejë roston duke dhënë votat për Rilindjen.

Kjo vetëm sa vërteton atë që unë e kam denoncuar. Atë që ndodhi në Pogradec, në Roskovec. Tani na del që paska ndihmuar dhe Fiqon. Natyrisht, me hipokrizi ai ka marrë pjesë në disa takime elektorale, por ka ardhur vetëm sa për fasadë se dhe aty bëri atë që bëri Bashkitë e tjera.

Gjuri i këputur i Rilindjes, tha se gjatë 4 viteve të qeverisjes, ai tha se ka ndihmuar vetëm me votat e saj për reformat, të tjerat i ka bërë vetëm Rilindja. Më lejoni t’iu kujtoj reforma në drejtësi. Rama donte që reforma të bëhej aneks i Rilindjes. Ai dhe gjithë shqiptarët e dinë po aq mirë se ka qenë vetëm këmbëngulja, rezistenca, kontributi i LSI-së u miratua dhe u koncesua vetëm falë këmbënguljes së LSI-së dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës.

Ju e keni gjithçka të regjistruar, jepjani shqiptarëve dhe tregoni se kush gënjen, kush është hipokriti.

Ka një problem kryetari i Rilindjes, problemi i raporteve me Rilindjen se me LSI-në i ka mbyllur përfundimisht. Qytetarët do ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit dhe të hipokrizisë. Po përdor një tufë banditësh për të manipuluar votat. Ashtu siç bëri deklaratën ndaj policisë. 25 qershori është dita e ndëshkimit dhe vettingut ligjor për atë që e mbushi parlamentin me banditë. Dita kur qytetarët do të dënojnë Ramën.

Nuk ka shqiptar qoftë me katër klasë shkollë, ç’do të thotë fjala “të marrësh” dhe çfarë kuptimi ka kur kryeministri ua thotë policëve. Ka ndodhur njëherë në 1996-ën. 25 qershori ditë historike, për t’i treguar vendit e për t’i lënë në analet e historisë të gjithë ata që përdorin instrumentat e shtetit për të marrë votën.”, u shpreh ndër të tjera Luan Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: deklarataedi ramaFiqiri IsmailiLuan Ramareagim
Pas

Banda e drogës në Athinë, DEA amerikane: “Truri” i organizatës është një 53 vjeçar shqiptar

Para

Do punësonin 20 persona në burgun e Shkodrës, nis procedimi penal ndaj 3 personave, mes tyre një femër (DETAJE)

Para
Do punësonin 20 persona në burgun e Shkodrës, nis procedimi penal ndaj 3 personave, mes tyre një femër (DETAJE)

Do punësonin 20 persona në burgun e Shkodrës, nis procedimi penal ndaj 3 personave, mes tyre një femër (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.