Të “flasësh” me duar e me këmbë nuk ka asgjë të keqe ! Njerëzit shprehin emocionet e tyre me gjeste e me mimika dhe nëse dikush sheh ditë tjetër të bëjë këtë gjest hamendëson direkt që personi përballë mund të jetë një italian.
Ajo ç’ka do të shpjegojmë më poshtë nuk ka lidhje me gjuhën e trupit, por thjesht ilustruam gjestin më të përhapus mes italianëve. Provojeni ta bëni dhe ju dhe nëse ju ngirhet tendina, shkencëtarët kanë diçka mjaft interesante për të ndarë me ju.
Rezulton se në qoftë se keni një tendencë për të krijuar këtë fryrje tendine do të thotë se keni shenja fizike të evolucionit në trupin tuaj .
Gjatë evolucionit njeriut i janë zhdukur shumë “organe” e struktura të panevojshme (si për shembul kërbishti zgjatet tek kafshët si bisht dhe shërben për balancim e orientim) tek njerëzit kjo gjë nuk ka funksionin , nuk ka përdorim të dallueshëm ndaj nuk ekziston.
Tendina që ilustrohet në fotot e mësipërme është gjithashtu një “shtojcë” në trupin tonë e njohur si palmaris longus dhe rezulton se shumica e njerëzve e kanë dhe vetëm 14 të popullsisë nuk i shfaqet.
Besohet se palmaris longus ishte përdorur nga njerëz vite më parë për të aktivizuar fleksibilitetin e duarve. Megjithatë, ajo nuk ka funksion në trupin e njeriut modern.