Ditën e sotme, Gjykata Administrative në Maqedoni ka refuzuar si të pabazë padinë e Aleancës për shqiptarët të Ziadin Selës, vendimit të KSHZ-së për zgjedhje të listave të kandidatëve për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave.
“Me vendim të Gjykatës Administrative padia e paditësit Aleanda për shqiptarët në Maqedoni, e përfaqësuar nga Alil Fetai, kundër vendimit të KSHZ-së, refuzohet si e pabazë”, thuhet në njoftimin e sotëm gjykatës.
Kujtojmë se Paartia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës, ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative nëj aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post