Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani, ka reaguar pas lajmit se ai është shpallur fajtor përakuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” për çka sipas “Shqiptarja.com” është dënuar me 4.6 vite burg.
Në reagimin e tij, Zagani shprehet se ky artikull është tendencioz, ndërsa shton se ende nuk ka në duart e tij një vendim të tillë.
“Unë prita 15 ditë që ti babi krijuesi i pinokëve fake te përgënjeshtronit lajmin militantesk të publikuar për mua por hiç, njësoj si Gjykata e Fierit që nuk më jep brenda afatit vendimin e shkalles se pare te gjykimit, kështu që në këtë moment më lind e drejta meqë ju e keni këtë vendim a mund ta publikoni të plotë dhe unë mësoj ç’ka nuk di por edhe publiku informohet në mënyrë zyrtare?!”, shprehet Zagani.
Ish-oficeri i Antidrogës së Fierit shprehet se ende nuk ka një njoftim nga Gjykata për të, ndërsa shkruan: “Gazetarë seriozë ka, por shpesh nuk janë të tillë përfaqësuesit e Shtetit. Është shumë e rëndë të zbulosh që prokurorë, policë dhe politikanë gënjejnë me ndërgjegje kur flasin me gazetarët. Dhe këtë herë nuk e kemi fjalën për gënjeshtrat që thonë në konferenca shtypi, në Parlament apo në mediat sociale, por për ato gënjeshtra të paverifikueshme që thonë kur të thërrasin privatisht dhe të japin “lajme” në mënyrë konfidenciale. “Po ta them, por ti mos më përmend mua”, të thonë. Kështu, gazetari publikon lajmin e rremë duke i zënë besë burimit dhe duke e mbrojtur si të ardhur nga “burime”. ”
Reagimi i plotë i Dritan Zaganit
Baba Carlo dhe buratinët e tij pinokë
Si t’ia bëjnë gazetarët shqiptarë kur janë edhe prokurorët që përhapin fake news? Përgjigjien e ke në praktikat e gazetarisë por rregulli për te qenë i pari të bëjnë të dalësh zbuluar, e si të mos mjaftonte
kjo praktikë të ndihmon për të mos u ndërshkuar kur me dashje fabrikon lajme fake ose më keq akoma komunikata partiake opo “organizatash”. Shembulli më i mirë është paragrafi i parë i lajmit të Pinokut tënd në lidhje me mua Dritan Zaganin!
“Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Në këtë mënyrë pas çështjes “Babale” që nga ana e drejtësisë është cilësuar si një mashtrim, bie edhe një kauzë tjetër e opozitës ajo e denoncimeve të ish-oficerit të policisë Dritan Zagani. Vendimi për dënimin e Zaganit, njeriut që pas ikjes si azilant në Zvicër bëri lëmsh politikën shqiptare, është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore në gjykatën e Fierit. “Shqiptarja.com” mëson se i gjithë procesi gjyqësor kundër Zaganit është zhvilluar në mungesë të tij, dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro. Pra, Dritan Zagani është dënuar nga drejtësia sepse ka dëmtuar hetimet e policisë dhe ka vepruar për interesa private për përfitime monetare nga policia italiane.”
Në këtë paragraf të publikuar në “Shqiptarja.com” nuk ka lidhje as prokurori e askush por t’i baba Carlo dhe buratini jot i paaftë që për rrogën vë emrin mbi shkrimin tënd, dhe kjo dallohet nga shumë aspekte teknike të gazetarisë një ndër to është ripërsëritja e temave të trajtuara në mënyrë militanteske për të zgjatur lajmin e për të lodhur lexuesin në mënyrë që të mos e çojë deri në fund artikullin por t’i ngulitet fajësia ime. Ku bazohesh për të bashkangjitur çështjen time me atë të Babales? Sa për çdo herë, dhe sa herë jam paguar nga Guardia Di Financa?
A është me të vërtetë faji vetëm i gazetarëve nëse niveli i informacionit shqiptar ka rënë kaq poshtë? Ndonëse, si kategori, duhet të bëjnë një autokritikë të thellë për mungesën e saktësisë, militantizmi, punën sipërfaqësore, mungesën e njohurive dhe kulturës dhe pasionin e pakët me të cilin shpesh punojnë gazetarët, duhet pohuar me të njejtën forcë se institucionet publike nuk janë më pak fajtore në degradimin e informacionit.
Unë prita 15 ditë që ti babi krijuesi i pinokëve fake te përgënjeshtronit lajmin militantesk të publikuar për mua por hiç, njësoj si Gjykata e Fierit që nuk më jep brenda afatit vendimin e shkalles se pare te gjykimit, kështu që në këtë moment më lind e drejta meqë ju e keni këtë vendim a mund ta publikoni të plotë dhe unë mësoj ç’ka nuk di por edhe publiku informohet në mënyrë zyrtare?!
Gazetarë seriozë ka, por shpesh nuk janë të tillë përfaqësuesit e Shtetit. Është shumë e rëndë të zbulosh që prokurorë, policë dhe politikanë gënjejnë me ndërgjegje kur flasin me gazetarët. Dhe këtë herë nuk e kemi fjalën për gënjeshtrat që thonë në konferenca shtypi, në Parlament apo në mediat sociale, por për ato gënjeshtra të paverifikueshme që thonë kur të thërrasin privatisht dhe të japin “lajme” në mënyrë konfidenciale. “Po ta them, por ti mos më përmend mua”, të thonë. Kështu, gazetari publikon lajmin e rremë duke i zënë besë burimit dhe duke e mbrojtur si të ardhur nga “burime”.
Kush është gazetar, se gazetarë shumës është nocion pa lidhje në Shqipëri?! Në atë vend ka njerëz që i afrohen atij zanati se misionit nuk bëhet fjalë, dhe atë zanat e kryejnë raportuesit, militantët, gjobëvënësit mediatik, apo referues të mafias ose nxjerrës të sekretit hetimor persëri në favor të mafias, e këtë të fundit ti e di mirë dhe ja u ke ngulitur mirë pinokëve të tu!
Shumë nga fake news-et në Shqipëri lindin pikërisht në këtë mënyrë: nga përfaqësues të institucioneve që mashtrojnë gazetarët.
Kush person, institucion të mashtroj ty o krijues i gënjeshtrës e gënjeshtarve të tu që jo rastësisht nuk janë vetëm figurativishtë Pinok, ishte servilizëm, urdhër apo detyrë në rastin tim!
Në botën perëndimore gazetarët mbrohen nga fake news-et duke i verifikuar ato tek institucionet. Po si t’ia bëjnë gazetarët shqiptarë, kur janë vetë përfaqësuesit e institucioneve ata, që përhapin fake news? Metoda e vetme është të prishet pakti i anonimatit: kur një burim institucional apo politik që ka kërkuar anonimatin gënjen, gazetari ka të drejtën ta denoncojë publikisht, duke i nxjerrë emrin dhe mbiemrin. Një prokuror që i jep lajm të rremë një gazetari është një mashtrues, që nuk meriton asnjë mbrojtje. Dhe, kush e di, pasi është denoncuar publikisht, ndoshta zbulohet edhe se në interes të kujt (apo për të përfituar çfarë) ai ka vendosur të gënjejë.
Krijues i fake lajmit po në rastin tim ti kë do nxjerrësh në pritë Carlon apo Pinokun?
HATER DHE ”WEBJOTE”
Të lexosh komentet që disa individë postojnë në Facebook është një përvojë profesionale me vlera njohëse, pasi, më shumë se nga cilido studim antropologjik, prej aty dalin disa fakte:
1) Fake News-et lenë gjurmë: komentet në FB shpesh janë riprodhimi i Fake News-eve të lexuara apo të dëgjuara lart e poshtë dhe që komentatorët-hater i konsiderojnë si të ishin lajme të vërteta.
A e mendon vërtet atë që shkruan, a redakton për profesionalizëm që ta lexosh për së dyti dhe ndoshta ta mendosh e të reflektosh për atë qe shkruan?!?
2) Edhe kur një postim propozon masa konkrete kundër Fake News-eve, komentatorët-hater protestojnë: atyre duket që nuk u intereson të luftojnë Fake News-et, por u intereson vetëm të shfryjnë urrejtjen dhe frustrimet e tyre duke përdorur tastierën.
Pa fake haberin në Albani ty baba Carlo te duhet të shkosh në Afghanistan, sepse atje nuk kanë filluar akoma me këto tema e ty që nuk do të jesh kurrë një “ju” i Sacra Corona Unita se ata të duan në vijën e parë e në burimin e drogës etj, apo nuk është kjo detyra jote me ata që në pamundësi prej ekspozimit të lartë në Pulia të nisën në Shqipëri?!
3) Urrejtja dhe shpifjet që paraqiten çdo ditë si metodë lufte nga disa politikanë kopjohen edhe nga militantët, të cilët, edhe ata, bëjnë politikë në FB duke përhapur urrejtje e shpifje.
A nuk është kryekontakti jot, lartgjatësia e tijë ai që edhe kur ndoshta mund të ketë ndonjë argument, preferon të mos devijojë por e ka më kollaj të fyej, përçmojë, ofendojë, keq imitojë atë apo atij që i drejton gishtin?!
4) Fajtorë për Fake News nuk janë vetëm disa gazetarë, disa politikanë dhe disa institucione, por fajtorë janë edhe një pjesë e lexuesve. Qelizat kancerogjene të shpifjeve, në fakt, shpërndahen jo vetëm nga ata që i prodhojnë ato, por edhe nga ata që i lexojnë e i shpërndajnë menjëherë. Të bën të dyshosh që, në rast se nuk do të kishte shpifje për të shpërndarë, 80% e komentatorëve të Facebook-ut do të zhdukej nga web, pasi nuk do të kishin asgjë për të shkruar.
Në këtë pikë jemi dakort është më e thjeshtë të bësh shpifje se të bësh lajm, lajmi është i vërtetë dhe përpara të vërtetës gjithkush dorëzohet dhe mafizoët, kriminelët, grabitësit, hajdutët, gënjeshtarët shkojnë atje ku do të shkoni t’i baba Carlo dhe të gjithë ata që mbështet, mbulon, sponsorizon, apo bashkëpunon në interes “SCU”, për lidhjet që në shkuarën e largët je hetuar aq sa edhe pronat të kaluan nën sekuestro, por edhe e ardhmija e afërt aty të çon, por jo me rrugëdalje, sado që mund të të duket vetja lart e i pa prekshëm, me ëndrrën për tu bërë “Un uomo d’onore” do të mbetesh gjithnjë baba Carlo kriuesi i Pinokut e pinokëve, një mashtrues, un bugiardo e niente altro.
Pasi kam sqaruar këto pika, mendoj se është një akt dhune dhe jo-qytetarie që, përballë një opinioni të shprehur lirisht në Facebook, pa fyer kërkënd, komentatorët-hater shfrytëzojnë lirinë e dhënë nga rrjeti për të fyer apo shpifur. Të paaftë për të prodhuar një ide të vetme dhe të komunikojmë pa ofenduar, këta “webjotë” (pra idjotë që gëlojnë në web) dinë t’u përgjigjen ideve të të tjerëve vetëm duke përdorur urrejtjen. Në pritje që Facebook-u të zotërojë instrumenta më të mirë për të filtruar këtë lumë dhune verbale, kundër tyre ekziston vetëm një instrument: t’i fshish dhe t’i bllokosh.
Të vërtetën mund ta bllokosh por nuk do të arrini kurrë ta fshini, sa do lart e më shumë do ti afrohesh të ligës në shtetin mafje apo mafjen shtet ti dhe pinokët e tu të paaftë e të besuar për ti sponsorizuar e paraqitur si më të aftët përpara opinionit publik. Laku po të mblidhet prapë si dikur atëherë në Pulia dhe një gjë është e sigurtë nuk do të mund të rrëshkasësh dot këtë herë!
I gjithë artikulli më poshtë tregon paaftësinë për të trguar prova apo fakte, por vetëm militantizëm të përshkallëzuar në servilizëm:
1) Është pranuar nga të dyja palët marrësit apo dhënësit përpara gjyqtarëve, pra oficeri “GDF” dhe marrësi se transaksioni i vetëm që bëhet fjalë ishte për tjetër kend.
2) Eprori im ka pranuar përpara gjykatës për dijeninë dhe pjesmarrjes në aksionin në fjalë, dhe kjo është e dokumentuar.
3) Akuza për bashkëpunim me grupet mafioze është rrëzuar që në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Ky artikull shërben për tu studiuar nga studentët e gazetarisë si shembull i një lajmi që nuk duhet publikuar, lexim të këndshëm të një pune të bërë nga PINOKU i baba CARLOS”.
“Një rast në vitin 2014 ku Dritan Zagani është bërë sebepi i prishjes së një aksioni kundër trafikantëve të drogës, që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe agjentët e policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit, i ka shërbyer gjykatës për të faktuar akuzat ndaj ish-oficerit të policisë. Ky aksion hetimor atëhere u ndërpre në mes, pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge dhe ka arrestuar dy persona transportues dhe njëherësh ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike. Ky është dënimi i dytë për Zaganin nga drejtësia, pasi para një viti gjykata e shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Largimit nga vendi i qëndrimit të detyruar”. Dritan Zagani pas arrestimit të tij ishte lënë nga gjykata në masën “arrest shtëpie”, por ai u arratis. Momentalisht emri i Dritan Zaganit është mes emrave të personave të shpallur në kërkim nga zyra e “Interpol”.
Çështja “Zagani” mori përmasa ndërkombëtare pasi ish-shefi i trafiqeve në Fier, u largua nga Shqipëria në Zvicër, sapo kishte dalë nga qelia dhe ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg”. Zagani aplikoi në Zvicër për t’u trajtuar si azilant dhe jo si një emigrant i zakonshëm, dhe nga Zvicra filloi të flasë për ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri, duke e akuzuar atë se kishte lidhje me trafikun e drogës në Vlorë, dhe më konkretisht me kushërinjtë e tij Habilaj, të cilëve sipas Zaganit, ish-ministri u kishte krijuar mbrojtje policore. Por këto akuza ish-efektivi i policisë i bëri vetëm pasi mbërriti në Zvicër, ndërkohë që në Shqipëri vijonte të ndiqej penalisht për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe
“Moskallëzimit të krimit”. Gjithsesi të bën përshtypje fakti Zagani ka deklaruar se Habilajt mbroheshin nga eprorët e tij ndaj nuk u jepte informacione, por mesa duket nga ana e tij ai s’ka kaluar informacione as për trafikantët e tjerë tek drejtuesit e policisë shqiptare. Zagani informacionet e tij ia kalonte vetëm “Guardia di Finanza” prej të cilëve merrte shpërblime të majme.
Dalja në skenë e emrit të Zaganit
Emri i Dritan Zaganit, ish- shefit të antidrogës në Policinë e Fierit, është bërë për herë të parë publik gjatë operacionit të koduar “Merry Christmas”. Operacioni është drejtuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ku janë vënë në pranga 7 persona të lidhur me trafikikmin drejt italisë të një sasie prej rreth 900 kg lënde narkotike. Mes personave të arrestuar ka qënë dhe shefi i antidrogës së Drejtorisë së Policisë Fier, Dritan Zagani, pasi nga përgjimet që ka kryer prokuroria ka rezultuar se ai fliste me një oficer të Guardia Di Financa, duke i dhënë të dhëna atij për lëvizjen e trafikantëve, kryesisht në zonën e Divjakës, Fierit, Vlorës dhe deri në Sarandë.
Për këto informacione, Zagani shpërblehej financiarit, ndërkohë që shumë nga këto informacione nuk i referonte tek eprorët e tij në Fier dhe Drejtorinë Qëndrore në Tiranë. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka referuar informacion tek Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ku drejtuesit e asaj kohe vendosën nën kontroll Zaganin, duke e mbajtur në vëzhgim. Në 3 maj 2014 Zagani me urdhër të Krimeve të Rënda është arrestuar nga policia për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Pas verifikimit të rolit të tij mes 9 të arrestuarve për trafik droge, krimet e rënda kanë konstatuar se nuk kishin prova që shefi i antidrogës në Fier Zagani të kishte bërë trafik droge, por kishte cënuar figurën e tij, duke “Shpërdoruar detyrën” dhe “Moskallëzuar krimin”. Kjo pasi në shumë raste, shumë nga krimet që ai i konstatonte në Vlorë dhe Fier ja transmetonte një oficeri Italian dhe jo eprorëve të tij në Tiranë dhe Fier.
Si prishi operacionin e prokurorisë
Në një rast në vitin 2014 Dritan Zagani është bërë sebepi i prishjes së aksioni që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe agjentët e policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit. Ky rast hetimor u ndërpre në mes, pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge dhe ka arrestuar dy persona transportues dhe njëherësh ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike. Zagani, pretendonte se ishte vënë në dijeni nga një spiun i tij për lëvizjen e kësaj sasie droge, ku spiuni i Zaganit, kishte marrë rolin e porositësit, ndërsa dy personat e arrestuar ishin ata që do sillnin dhe shisnin lëndën narkotike. Paralelisht kësa sasi droge po e ndiqte dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për një çështje tjetër.
Por në atë periudhe ky operacion ka dështuar pas ndërhyrjes së Zaganit dhe se këtij të fundit i është tërhequr vëmëndja për ndërhyrjen e tij të befasishme dhe të pa paralajmëruar, pasi nuk ishte këshilluar me eprorët e tij në Drejtorinë e Policisë së Fierit apo në Tiranë. Ndërkohë që dy të arrestuarit me 100 kg drogë nga Zagani i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Fierit dhe jo Krimeve të Rënda, që ndiqte operacionin. Fakti që Zagani ka ndërhyrë, ka sjellë vështirësi për prokurorinë për të mësuar se kush ishin drejtuesit e këtij grupi kriminal, por edhe cili ishte destinacioni final i kësaj sasie droge.
Nuk dihet se pse Zagani ka krisur këtë operacion dhe nuk ka bashkëpunuar me prokurorinë, por nga sa mësohet ai në atë periudhë është mbrojtur duke pohuar se e kishte vetë në ndjekje këtë rast. Por pavarësisht kësaj alibie, prokuroria thotë se nga ana e Dritan Zaganit në cilësinë e shefit të antidrogës, nuk ishte përcjellë asnjë informacion tek eprori i tij, Ervin Hodaj, në atë periudhë Drejtor Policie në Fier, por as edhe tek drejtuesit e Prokurorisë së Fierit dhe drejtuesit e tij në Policinë e Shtetit, me qëllim kryerjen e ndërhyrjes së koordinuar. Zagani paraprakisht duhej të kishte informuar Prokurorinë Fier apo Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke referuar veprën penale e në vijim me autorizimet përkatëse
të dokumentonte të gjitha veprimet kriminale.
Ne kete paragraf lexoj fjalen “krisur”!?!?!?,,,mos valle do te thuash “nisur” sepse une ne kete rast nuk e kam perdorur armen,,!?!? Nejse se ty te falen dhe gabimet ortografike ne gjuhen Shqipe, dhe per me teper tani nuk ke me as kohe ta mesosh mire se do te duhet te fillosh te mesosh gjuhen Afgane, por te jeshe i sigurte qe nuk do te arrish ta thithesh ate ajer me aromen e opiumit.
Informacion te një i huaj
Por, kjo nuk ishte e vetmja shkelje që solli arrestimin e oficerit Dritan Zagani. Sipas të dhënave, pas këtij rasti, pra në janar të 2014, Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj, duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje, të cilat nuk i ka bërë prezente as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës. Komunikimi në vijim me këtë person me shtetësi të huaj, i cili nuk ka asnjë autorizim as nga autoritetet shtetërore të vendit të tij dhe as nga autoritetet shtetërore shqiptare, sipas prokurorisë përbën një shkelje të rëndë të detyrës së Zaganit si punonjës policie.
Për shkak të detyrës që kishte në radhët e Policisë së Shtetit, Zagani merrte informacione për aktivitete të ndryshme kriminale të zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe i raportonte ato te ky i huaj, pa qenë i autorizuar për një veprimtari të tillë. Madje, në dosjen e prokurorisë thuhet se këto informacione nuk i administron sipas ligjeve procedurale penale dhe ligjit organik të Policisë së Shtetit. Në vijim të këtyre hetimeve, prokuroria ngriti për Zaganin akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi””.