Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Rexhep Rrajën, duke mos marrë parasysh kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen e Xhisiela Malokut. Por vetë Xhisiela në një deklaratë për mediat ka kërkuar lirimin e tij.
Ajo tha se nuk mundi të ishte e pranishme në seancë por u qëndron asaj çfarë ka deklaruar më parë se denoncimin e ka bërë nga xhelozia. Madje Xhisiela Maloku kërcënopi edhe median që të mos merren më me të pasi “do i padisë për shpifje”
“Unë këtu kërkoja lirimin, nuk arrita të jem në gjykatë për ta mbështetur, në senacën tjetër do të jem. Ato që kam thënë janë të vërtetat e vetme. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Rexhepin. Problemet kanë ardhur për arsye që i kam sqaruar, xhelozia. Unë i jap përgjegjësi shtetit jo medias.
Tani ju mediat rrini larg se keni filluar jeni marrë me detajet më të vogla të miat. Një media që tani e mbrapa do të merret me jetën time unë do ta çoj në prokurori”, tha ajo.
E pyetur nëse do të padiste median për shpifje ajo tha: “Po sigurisht”.
Disa nga pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Xhisielës:
Pse keni ardhur sot këtu?
Erdha, por nuk arrita të hyja në gjykatë sepse kishte trafik. Erdha në mbështetje të Rexhepit.
Ju jeni viktima në këtë proces?
Unë nuk jam viktimë.
Në seancë u tha se më 21 korrik jeni dhunuar nga Rexhep Rraja?
Jo nuk është e vërtetë…
Janë oficerët e policisë që e pohuan në gjykatë…
Jo, ai që më akuzon mua është në azil.
Janë dhe 3 oficerë të tjerë. U tha sot në seancë!
Jo nuk e di për të tjerët.
A e ke takuar Rexhepin gjatë kësaj kohe?
Po kam kontaktuar me të.
Po pse? A jeni ndarë…?
Po, kemi marrëdhënie shoqërore. Dua të dalë e vërteta.
E vërteta del me prova dhe fakte…
S’mjaftoj unë? Unë jam Xhisiela…
Gazetarja: Do akuzoheni për kallëzim të rreme.
Ju media më qëndroni larg tani e tutje se jeni marr me çdo detaj të jetës sime private. Do ju çoj në prokurori.
Do bëni padi për shpifje?
Patjetër, pse jo (qesh).
(B.H/Faxweb)