Pas lirimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, Selami Simsek ka mbërritur në drejtorinë e Kifirit dhe Migracionit që prej iorëve të pasdites ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar sipas të atit nëse do të ekstradohet drejt Turqisë apo do të dërgohet në kapmin që ndodhet në Babrru.
I ati është shprehur në një prononcim për Fax Neës se nuk e di çfarë do të bëhet me fatin e të birit, ndërsa edhe më herët kanë kërkuar që të mos deportohet në Turqi pasi mund të përballet me ndëshkim tjetër nga shteti i tij.
“Im bir pasi kreu dënimin me burg prej tetë muajsh, shkoi tek Drejtoria e Emigrimit dhe Kufirit, pasi kreu të gjitha procedurat për të kërkuar azil, pasi doli nga zyra e emigrimit, ai nuk shkoi në Babrru tek kampi ku ishte përgatitur të shkonte, por shëtit që prej pasdites me makinë, dhe jam në ankth se çfarë do të bëhet me fatin e tim biri”, tha i ati i Simsek për Fax News.
Gjykata e Apelit Tiranë pranoi kërkesën e shtetasit turk Selami Simsek për ta liruar nga qelia për shkak se i ka mbaruar afati i paraburgimit. Vendimi është marrë paraditën e sotme. Sipas avokatit Elton Hyseni pritet vendimi i ekzekutimit.
Gjykata e Tiranës vendosi në fund të muajit janar dënimin me 12 muaj burg të Simsek për akuzën ‘falsifikim dokumentesh’, ndërsa u kap në tentativën për tu larguar drejt Kanadasë me pasaportë false.
Rasti i Simsek u bë shumë mediatik pas ekstradimit të Harun Çelik drejt Turqisë, pasi kërkohej si gylenist, bashkëpunëtor në puçin e organizuar nga Erdogan pak vite më parë.
Simsek gjithashtu kërkohet nga autoritetet turke për të njëjtën vepër penale, ndërsa ky i fundit ka kërkuar azil në Shqipëri me pretendimin se në Turqi i rrezikohet jeta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)