Ekipi i ish-Presidentit amerikan, Donald Trump ka reaguar mbi deklaratën se ish-presidenti nuk është i imunizuar nga ndjekja penale për krimet e dyshuara që ai kreu gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020.
“Nëse imuniteti nuk i jepet një presidenti, çdo President i ardhshëm që largohet nga detyra do të paditet menjëherë nga pala kundërshtare. Pa imunitet të plotë, një President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte në gjendje të funksiononte siç duhet!”, është shprehur Steven Cheung.
Ai tha se Donald Trump do të apelonte vendimin, ku gjithashtu bëri apel për mbledhjen e fondeve pas vendimit.
Gjykata i ka dhënë Trumpit afat deri më 12 shkurt për të paraqitur një kërkesë urgjente për apelim në Gjykatën e Lartë. Nëse Trump nuk apelon vendimin, çështja do të kthehet në gjykatën e nivelit gjykues në Uashington, DC, sa më shpejt që javën e ardhshme për të vazhduar gjykimin e tij.