Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimin për 11 protestuesit e Kukësit të cilët u arrestuan pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë duke dhënë ‘detyrim paraqitje’ për 7 prej tyre, ndërkohë në burg janë lënë 4 prej tyre Vasil Laçi, Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevahir Gashi.
“Ky ishte një turp i një shteti të kapur, mbështet krimin e organizuar. Protesta dhe vëtëm protesta, revoltë mbarëpopullore nga shkodra në Sarandë. Do të mbështeten të gjitha format e revoltës popullore”, u shpreh deputeti demokrat Bardh Spahia.
(B.H/Faxweb)