Një punonjës i Gjykatës së Apelit në Tiranë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa është vendosur që për arsye sigurie dhe për të mops lejuar përhapjen e virusit, është vendosur reduktimi i veprimtarisë së kësaj gjykate.
Në njoftimin e bërë për mediat, Gjykata e Apelit bën me dije se është vlerësuar si një situatë emergjente, dhe kjo është edhe arsyeja e reduktimit të veprimtarisë.
Kujtojmë se disa ditë më parë koronavirusi u shfaq edhe në Gjykatën e Posaçme ku pozitiv me Covid-19 rezultoi pikërisht kryetari i saj, Sandër Simoni.
“Ju bëjmë me dije se Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, sot në datën 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke u gjykuar vetëm çështjet emergjente për shkak se një punonjës i kësaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid-19.”, njofton Gjykata.
(F.GJ/FAXWEB.AL)