13:15 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata e BE: Projektligji i Hungarisë kundër LGBTQ+ shkel të drejtat themelore

16:51 | 05/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e BE: Projektligji i Hungarisë kundër LGBTQ+ shkel të drejtat themelore

Ligji i miratuar nga qeveria hungareze në vitin 2021, i cili ndalon përmbajtjet që lidhen me personat LGBTQ+ në shkolla dhe në media gjatë orarit të transmetimit për publikun e gjerë, përbën një shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Ky është përfundimi i opinionit ligjor të Avokates së Përgjithshme të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), Tamara Ćapeta.

Ligji, i paraqitur nga autoritetet hungareze si një masë për “mbrojtjen e fëmijëve”, ndalon përfshirjen e përmbajtjeve që lidhen me personat homoseksualë dhe transgjinorë në tekstet mësimore, programet televizive, filmat dhe reklamat që transmetohen para orës 22:00. Kritikët e kanë krahasuar këtë akt ligjor me ligjin famëkeq rus kundër “propagandës homoseksuale”.

Në mendimin e saj 69-faqësh, Ćapeta thekson se ligji nuk mbështetet në prova shkencore, por në paragjykime dhe vlerësime subjektive. Sipas saj, kjo qasje përforcon një ide të rrezikshme se jeta e personave homoseksualë dhe transgjinorë nuk ka të njëjtin vlerë apo status me atë të personave heteroseksualë.

“Efekti stigmatizues i këtij ligji krijon një klimë armiqësie ndaj personave LGBTI, duke ndikuar ndjeshëm në identitetin, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e tyre, veçanërisht te të miturit. Mungesa e informacionit mbi jetën LGBTI në hapësirën publike i pengon këta të rinj të kuptojnë se jeta e tyre nuk është jonormale, duke ndikuar në pranimin e tyre në shoqëri,” shkruan ajo.

Avokatja e Përgjithshme përfundon se, ndonëse pretendohet se ligji synon mbrojtjen e fëmijëve, në realitet ai i dëmton ata dhe përbën një shkelje serioze të dinjitetit njerëzor, të drejtës për jetën familjare dhe të parimit të mosdiskriminimit – të garantuara nga Traktatet e BE-së dhe Karta e të Drejtave Themelore.

Ajo gjithashtu vlerëson se ligji është në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian për tregtinë dhe shërbimet audiovizive, të cilat ndalojnë kufizimet ndaj mediave nga ana e qeverive, përveç rasteve kur ekziston një interes publik i qartë dhe i justifikuar.

Megjithëse opinioni i Avokatit të Përgjithshëm nuk është detyrues për gjykatën, vendimet përfundimtare të GJED zakonisht pasqyrojnë këtë linjë argumentimi.

Pas miratimit të ligjit, Komisioni Evropian nisi një procedurë ligjore kundër Hungarisë. Kritikët kanë theksuar se ligji, pjesë e një pakete më të gjerë për “mbrojtjen e fëmijëve”, barazon përmbajtjen LGBTQ+ me abuzimin ndaj fëmijëve, gjë që konsiderohet veçanërisht stigmatizuese.

Në prill të këtij viti, parlamenti hungarez miratoi një amendament kushtetues që ndalon organizimin e ngjarjeve Pride dhe lejon përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për identifikimin dhe ndëshkimin me gjoba të pjesëmarrësve.

Mbi 17 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë nënshkruar një letër të përbashkët të iniciuar nga Holanda, duke dënuar ligjin dhe kërkuar që Hungaria të ndërmarrë ndryshime. Shumica e këtyre shteteve, së bashku me Parlamentin Evropian, janë bashkuar me Komisionin Evropian në procesin ligjor kundër Budapestit.

Qeveria hungareze ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar ndaj opinionit të Avokates së Përgjithshme.

Pas

Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro

Para

Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

Para
Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata!

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

Farsa elektorale/Berisha publikon video: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Tiranë

Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në Borsh ndaj të rejave, dy persona nën hetim

Sherr për pronën në Himarë, dhunuan 68-vjeçarin, procedohen autorët

Mbanin kokainë/ Goditet grupi në Lezhë, procedohen gjashtë persona

Spiropali: “Bullgaria, mbështetje e palëkundur për integrimin europian të Shqipërisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.