Gjykata e Beratit rrëzon kërkesën e LSI per vazhdimin e hetimeve nga prokuroria ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa për hetim nga ana e LSI-së vjen pas deklaratave të Ramës në qytetin e Kuçovës qershorin e kaluar për të përfshirë edhe Policinë në fushatën zgjedhore.
Për Ylli Manjanin që ishte dhe përfaqësuesi ligjor i LSI-së, drejtësia është kokëulur përballë Ramës.
‘’Drejtesia kokeulur para kryeministrit. Ky kryeminister perben rrezik per zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne Shqiperi”, është shprehur Manjani në gjykatë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post