Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ta ekstradojë Ballist Morinën në Serbi. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.
Vendimi është marrë pasi gjyakta e Zagrebit ktheu çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë për të parë nëse kishte ndonjë parregullsi dhe nëse ishin marrë parasysh rreziku që mund t’i kanosej Morinës nëse ekstradohej në Serbi.
Kujtojmë që shteti shqiptar dhe Federata Shqiptare e Futbollit u angazhuan për të ndihmuar tifozin e famshëm të kombëtares në mënyrë që ai të mos ektradohej në Serbi. Por mesa duket kjo nuk ka dhënë rezultat aq sa për të ndryshuar vendimin Gjykata e Dubrovnikut e cila nuk ka ndryshuar nga vendimi i parë për ektradimin e Morines.
Mbetet për t’u parë se si do shkojë çështja në ditët në vijim pasi Ismail Morina ka kërkuar azil politik në Kroaci.
Familjarët kanë thënë se do ta apelojnë vendimin përsëri në Gjykatën e lartë brenda tre ditëve pë rishqyrtim.
(B.H/Shuplaka)